Ënjtja e qafës, lodhja, rënia e flokëve – simptoma të mungesës së jodit

Mungesa e jodit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Mungesa e jodit në trup mund të shkaktojë probleme serioze. Këto janë tre simptomat kryesore të mungesës së këtij elementi të rëndësishëm kimik në organizëm.

Jodi gjithashtu është i rëndësishëm edhe për punën e sistemit imunologjik, si dhe për shtatzaninë. Disa hulumtime kanë treguar sasia e mjaftueshme e jodit gjatë shtatzanisë është e rëndësishme për koeficientin normal të intelegjencës së fëmijës.

Rritja e gjëndrës tiroides është një ndër simptomat më të zakonshme të mungesës së jodit dhe i atribuohet sasisë së vogël të jodit në ushqim. Mungesa e jodit me kalimin e kohës mund të çojë në hipotireozë (taitja e zvogëluar e hormonit të gjëndrës tiroide), por edhe në hipertireozë (rritja e aktivitetit të gjëndrës tiroide).

SIMPTOMAT TJERA

Ënjtja e qafës: ënjtjet në pjesën e përparme të qafës janë simptoma të zakonshme të sasisë së zvogëluar të jodit.

Rritja e peshës trupore: Nivelet e ulëta të jodit e ngadalësojnë metabolizmin dhe e inkurajojnë trupin që ushqimin ta shëndroj në inde yndyrore, në vend që ta harxhoj në energji. Kjo mund të çojë në obezitet të paplanifikuar.

Rënia e flokeve: Hormonet ndihmojnë që flokët të rriten, por mungesa e jodit mund të ngadalësojë rigjenerimin e folikulave.

Lëkura e thatë: Jodi gjithashtu merr pjesë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, kështu që mungesa e tij mund të çojë në shfaqjen e problemeve të lëkurës.

Të ftohtit: Jodi rregullon temperaturën trupore, kështu që mungesa e këtij elementi mund të çojë në ndjenjën e ftohjes.

Aritmia dhe lodhja: Nivelet e ulëta të jodit mund të ngadalësojnë rrahjet e zemrës, gjë që mund të shkaktojnë lodhje, marramendje ose të përjetohet humbja e vetëdijes.

Ushqime të pasura me jod 

Burimi i pasur natyror i jodit janë peshqit e detit dhe prodhimet e detit, si dhe algat e detit, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit. Jodi gjithashtu gjendet edhe te perimet me gjethe jeshile, patatet dhe drithërat integrale.