Nëntë veta vdiqën si pasojë e infeksionit bakterial të shkaktuar nga Listeria monocytogenes, e pranishme në perimet e ngrira (misri i ëmbël) te një kompani në Hungari. Epidemia, deri më tani ka goditur Finlandën, Britaninë e Madhe, Suedinë, Danimarkën dhe Austrinë. Pritet që numri i të infektuarve të rritet.
Çfarë është listerioza?
Listerioza është infeksion serioz i shkaktuar nga konsumimi i ushqimit të kontaminuar me bakteret Listeria monocytogenes. Rreziku më i madh i infeksionit vjen nga perimet e papërpunuara, mishi, qumështi i papasterizuar dhe produktet e qumështit, disa produkte të përpunuara, si djathrat e butë.
Simptomat e listeriozës zakonisht janë ethet, dhimbjet e muskujve, diarrea, dhimbjet e kokës, mpirja e qafës, konfuzioni, humbja e ekuilibrit, ngërçet
Diagnoza vendoset në bazë të rezultateve laboratorike. Listerioza trajtohet me antibiotikë, por ky infeksion duhet të merret shumë seriozisht, pasi që shkalla e vdekshmërisë te të infektuar është midis 20 dhe 30 për qind.
Bakteret mbijetojnë në frigorifer
Agjencioni Europian i Sigurisë Ushqimore – EFSA, në fillim të vitit paralajmëroi se numri i njerëzve të infektuar me listeriozë po rritet, dhe kjo për shkak të konsumit të freskët, si dhe ushqimeve të gatshem që blihen.
Më të ndjeshëm janë konsumatorët e moshës mbi 70 vjeçare dhe gratë e moshës 25 deri 44 vjeçare, sidomos gratë shtatzëna. Në këtë prirje, gjithashtu kontribuoj koha moderne dhe rritja e konsumit të ushqimeve të gatshme që blihen.
Shumica e njerëzve sëmuren pas konsumimit të ushqimit si, peshk i tymosur, mish i gatuar dhe djathrat e butë dhe gjysëm të fortë. Deri në shfaqjen e sëmundjes shpie edhe konsumimi i sallatave të gatshme.
Kur bëhet fjalë për perimet, zakonisht shfaqet si rezultat i konsumimit të lakrës së papërpunuar, salatave të gjelbra, selinos, domateve, trangujve, rrepkave…
Ekspertët shpjegojnë se, ndryshe nga patogjenët e tjerë, listerioza shumëfishohet edhe në
temperaturën në të cilën ushqimi ruhet në frigorifer. Karakteristikë është se mund të shkaktojë edhe meningitin.
Kush janë më të ekspozuar ndaj rrezikut?
Listerioza e rëndë nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë abort spontan, kështu që gratë shtatzëna duhet të vizitohen menjëherë te mjeku nëse dyshojnë për sëmundjen, shkruan britanikja “Mirror”. Gratë shtatzëna duhet të shmangin ushqime që bartin rrezikun të lartë të listeriozës, duke përfshirë të gjitha llojet e pashtetave, produktet e qumështit të pasterizuar ose ushqimet e pagatuar plotësisht, ndërsa në zonat rurale të qëndrojnë larg kafshëve shtëpiake. Foshnjat dhe ata të moshës 65 vjeçare, gjithashtu janë të ekspozuar ndaj një rrezik më të lartë.
Gjithkush që ka ndonjë gjendje që e dobëson sistemin imunitar, siç është diabeti ose i është nënshtruar ndonjë trajtimi që e dobëson sistemin imunitar, siç është kimioterapia, ndërsa dyshohet për listeriozë, menjëherë duhet që të konsultohet me mjekun.
Masat parandaluese – këshilla për zvogëlimin e rrezikut të listeriozës:
- Lani duart rregullisht me ujë dhe sapun;
- Lani frutat dhe perimet përpara se ti konsumoni;
- Ushqimin që është i gatuar për ngrënie, ruajeni sipas rekomandimeve të prodhuesit;
- Mos hani ushqime që u ka skaduar afati, madje edhe nëse duket normal dhe pa erë;
- Perimet e ngrira gatuani para se t’i hani, madje edhe nëse i shtoni në sallata, smoothie ose salca;
- Ndiqni udhëzimet e prodhuesit dhe udhëzimet për përgatitjen e ushqimit.