Në revistën shkencore Nutrients në fillim të prillit të këtij viti, u botua punimi i parë i rishikuar shkencor, që tregon rrezik dhe vdekshmëri të zvogëluar të gripit dhe infeksionin me koronavirusin e ri SARS-CoV-2 me aplikimin e vitaminës D.
Punimi është nënshkruar nga një grup shkencëtarësh amerikanë nën udhëheqjen e Dr. William B. Grant nga San Francisko, shkencëtar ky i cili për vite me rradhë është marrë intenzivisht me studimin e vitaminës D.
Në këtë punim, Dr. Grant tregon një përmbledhje të ndikimit aktual të vitaminës D në uljen e rrezikut të infeksioneve mikrobike, me referencë të veçantë ndaj gripit sezonal, si dhe aspektet klinike dhe epidemiologjike të COVID-19 që mund të jenë shoqërohen me statusin e vitaminës D.
Vitamina D, veçanërisht në dy muajt e fundit, morri vëmendje të veçantë si lëndë ushqyese imunomodulatore që mund të jetë e dobishme në parandalimin dhe mbrojtjen më të mirë kundër infeksionit SARS-CoV-2, duke pasur parasysh që studimet e mëparshme kanë treguar efektet e tij pozitive në mbrojtjen kundër infeksioneve, sidomos nga gripi sezonal.
Për një pasqyrë më të mirë të vdekshmërisë dhe ashpërsisë së sëmundjes tek pacientët me COVID-19, është e qartë se format më të rënda zhvillohen tek të sëmurët kronik, veçanërisht ata që janë mbipeshë, me hipertension, diabet, sëmundje malinje, sëmundje kronike të mushkërive, si dhe të moshuar me komorbiditete. Të gjitha grupet e listuara në studimet e mëparshme kanë qenë me vlera të ulëta të vitaminës D.
Sipas studimit të fundit të Dr. Grant, vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun e infeksionit SARS-CoV-2 në shumë mënyra.
Vitamina D stimulon lëshimin e molekulave të quajtura katelecide dhe defenzinime, të cilat mund të zvogëlojnë shkallën e përsëritjes së virusit. Në të njëjtën kohë, vitamina D zvogëlon përqendrimin e molekulave pro-inflamatore – citokina pro-inflamatore që nxit inflamacionin që dëmton indet e mushkërive dhe çon në pneumoni, ndërsa në të njëjtën kohë rrit përqendrimin e citokineve anti-inflamator që e qetësojnë inflamacionin.
Treguesit epidemiologjikë tregojnë se si shpërtheu epidemia në Kinë dhe më pas në Europë pikërisht gjatë muajve të dimrit, kur përqendrimet e vitaminës D në gjak ishin më të ulta në mesin e popullatës, ndërsa numri i rasteve në hemisferën jugore ishte i vogël. Mungesa e vitaminës D kontribuon në zhvillimin e sindromës akute respiratore të rëndë, e cila paraqet një formë të ngjarjeve klinike anësore te pacientët me COVID-19.
Për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, autorët rekomandojnë përdorimin e dozave të larta të vitaminës D, pra rritjen e përqendrimit të vitaminës D në gjak mbi 75 ose edhe 100 nmol/L, dërsa më pas aplikimin e dozave pak më të ulëta në mënyrë që të ruhen vlerat e nevojshme të gjakut.
Masa të tilla pragmatike dhe empirike rekomandohen edhe nga ekspertë të tjerë të kësaj fushe, siç është një grup autorësh italianë, të cilët thonë se edhe pse të dhënat e dukshme dhe studimet reale ende mungojnë, përshtatshmëria dhe përfundimet e bazuara në përvojën dhe njohuritë e fituara më parë janë të rëndësishme në këto kushte.
Burimi:
- Grant, W.B.; Lahore, H.; McDonnell, S.L.; Baggerly, C.A.; French, C.B.; Aliano, J.L.; Bhattoa, H.P. Evidence that Vitamin D Supplementation Could Reduce Risk of Influenza and COVID-19 Infections and Deaths. Nutrients 2020, 12, 988.
- Caccialanza R, Laviano A, Lobascio F, Montagna E … Cereda E. Early nutritional supplementation in non-critically ill patients hospitalized for the 2019 novel coronavirus disease (COVID-19): Rationale and feasibility of a shared pragmatic protocol. In Press, Journal Pre-proof, Available online 3 April 2020 doi:https://doi.org/10.1016/j.nut.2020.110835