Bamjet përmbajnë vitamina dhe minerale të ndryshme, veçanërisht vitamina të grupës B, si acid folik, vitaminë B1, B2 dhe sidomos vitaminë B6 (një porcion mesatare bamje përmban 10% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës B6). Bamjet përmbajnë polisaharide të cilat e përmirësojnë rrjedhjen e gjakut dhe veprojnë si stimulues. Janë të pasura me antioksidantë, sidomos me epikateinë, kateinë, rutinë dhe kuarcetin. Rutini u siguron forcë enëve të vogla të gjakut, ndërsa kuarcetini është i mirë për rrugët e frymëmarrjes.
Për shkak të këtyre materjeve, si shtojcë e një vakti bamja mund të zvogëlojë absorbimin e sheqerit në gjak dhe është i mirë për ata që kanë nevojë të mbajnë në nivel normal glukozën në gjak.
Përveç përfitimeve shëndetësore, bamja është e shkëlqyeshme për përgatitjen e salcave dhe supave të ndryshme, pasi që përmban lëng xhelatinoz i cili përzihet mirë me ushqimet e gatuar.
Niveli i lartë i pektinit në bamje ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak deri në 10%. Aftësia e tyre për të përmirësuar rrjedhjen e gjakut kontribuon në funksionimin më të mirë të trurit (kujtesës).