Njerëzit me sklerozë multiple kanë një përbërje mikrobiale të ndryshme të zorrëve në krahasim me njerëzit që nuk vuajnë nga skleroza multiple, tregoi studimi i fundit. Ndërkohë, studimi i dytë tregoi se ushqimi mesdhetar mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe funksionet njohëse të pacientëve me sklerozë multiple.
Rezultatet e këtyre dy studimeve tregojnë rolin e rëndësishëm të mikrobeve të zorrëve dhe metabolitëve të të ushqyerit në sklerozën multiple.
Duhet të theksohet se janë vërejtur dallime statistikisht të rëndësishme në përbërjen e mikrobeve midis pacientëve me sklerozë multiple dhe personave të shëndetshëm.
Përndryshe, studimet e mëhershme mbi kafshët kanë treguar se mikrobioma e zorrëve mund të shkaktojnë demielinim imun të ndërmjetësuar, që tregon rolin në patogjenezën e sklerozës multiple.
Tek pacientët me recidiva-remituese sklerozë multiple (RRMS), është vërejtur numër i dukshëm i baktereve në zorrë si në vijim: Ruminococcus torques, Ruminococcus obeum dhe Lactospiraces bacterium, se sa tek njerëzit e shëndetshëm.
Gjithashtu, edhe Escherichia coli dhe Oscillibacter ishin më të theksuara tek pacientët me sklerozë multiple.
Njerëzit e shëndetshëm kishin këto lloj bakteresh në zorrë – Bacteroides fragilis, Roseburia, Haemophilus parainfluenzae dhe Sutterella wadsworthensis.
Tek pacientët me multiple sklerozë aktive, u vërejtën një numër i dukshëm bakteresh: Eubacterium ramulus, Bacteroides finegoldii dhe Ruminococcus lactaris, u raportua në Takimin Vjetor të CMSC 2018.