Është provuar lidhja midis kancerit dhe diabetit

Rreziku më i madh është i pranishëm tek pacientët me kancer pankreatik, të cilëve ju kanoset rrezik pesë herë më i madh i diabetit të tipit 2.

Personat të cilët janë diagnostikuar me kancer, kanë një rrezik mesatarisht prej 35% më të lartë të zhvillimit të diabetit, zbuluan hulumtuesit koreanë të Universitetit në Seul.

Për hulumtimin u përdorën të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve, të moshës 20 deri 70 vjeçare. Pjesëmarrësit në hulumtim u monitoruan për më shumë se 7 vjet, ndëra rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “JAMA Oncology”.

Rreziku më i lartë është i pranishëm tek pacientët me kancer pankreatik

 

Hulumtuesit shpjeguan se rreziku i lartë, ishte i pavarur nga faktorët e tillë si: mbipesha, pirja e duhanit apo konsumimi i alkoolit.

 

 

Rezultatet e fituara mund të shpjegohen me pasojat e terapisë së kancerit dhe pasojat e vetë kancerit

Rreziku më i madh është i pranishëm tek pacientët me kancer pankreatik, të cilëve ju kanoset rrezik prej pesë herësh më i madh i diabetit të tipit 2.

Pacientëve me kancer të mëlçisë ose të veshkave, ju kanoset rrezik dy herë më i madh i diabetit të tipit 2.

Rreziku më i madh për shfaqjen e diabetit të tipit 2, u vu re në vitin e parë pas diagnostikimit të kancerit.