Shpesh kryhen debate rreth asaj se kur është më mirë të mbetesh shtatzënë dhe të kesh fëmijë. Shumë gra e shtyjnë shtatzëninë për arsye të ndryshme, si jeta e shkujdesur, karriera ose udhëtimet me partnerin. Të gjitha këto arsye janë në kundërshtim me teoritë të cilat pretendojnë se, më së miri është që të kesh fëmijë në të njëzetat. Megjithatë, këto teori po ndryshojnë dhe evoluojnë.
Cila periudhë është ideale?
Në kundërshtim me pikëpamjen e krijuar, hulumtimin të cilin e zhvilloi Dr. John Mirowski, sociolog në Universitetin e Teksasit, zbuloi se periudha e përsosur e shtatzënisë është rreth moshës 34 vjeçare të jetës së gruas.
Këto janë faktet:
Profesionisti i shëndetit të gruas deklaroi se për një grua është ideale që të mbetet shtatzënë rreth moshës 34 ose 35 vjeçare, pasiqë në të njëzetat gratë mund të zhvillojnë sëmundje të ndryshme. Në moshën e 34 vjeçare, trupi i gruas është në gjendje më të mirë dhe me shëndetin më të mirë për shtatzëninë.
Mirowski gjithashtu vuri në dukje se femrat duhet të jenë të kujdesshme me shtatëzanitë në fund të tridhjetave. Ashtu siç plaket trupi i femrës, ashtu rritet edhe rreziku i zvhillimit të sëmundjeve të ndryshme dhe komplikimeve të sistemit riprodhues.
Me këtë teori të Dr. Mirowski pajtohen edhe shumë psikologë – femrat rreth moshës 34 vjeçare janë kryesisht në marrëdhënie të qëndrueshme me partnerin, kanë mjaftueshëm energji dhe vitalitet, kanë arritur një nivel të caktuar në karrierën e tyre profesionale dhe janë mjaft të pjekur për edukimin e një personi tjetër. Të gjitha këto eksperienca tregojnë se mesi i të tridhjetave është mosha ideale për shtatzëninë.