Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të ketë inteligjencë mbi mesataren, dhe një tipar në veçanti e tregon këtë. Siç sqarojnë psikologët për portalin “Kidspot”, një karakteristikë e zakonshme për fëmijët e talentuar është prirja për të bërë pyetje.
Psikologët thonë se kurioziteti i madh është një nga karakteristikat kryesore të pothuajse të gjithë fëmijëve të talentuar. Përveç pyetjeve të shumta të cilave as prindërit ndonjëherë nuk dinë t’u përgjigjen, pyetjet e tyre janë edhe shumë komplekse, gjë që tregon se për disa gjëra ata mendojnë shumë më intensivisht dhe më ndryshe se moshatarët e tyre.
Shenjat e tjera që mund të tregojnë se një fëmijë është i talentuar përfshijnë interesin për të lexuar që në moshë të re, një memorie e shkëlqyer, një sens humori të zhvilluar dhe një preferencë për t’u shoqëruar me fëmijët më të rritur.