Fibromyalgia zakonisht është një gjendje femërore ose sëmundje e shprehur në dhimbje kronike në të gjithë trupin. Termi fibromyalgia është bashkim i shumë fjalëve ind, muskul dhe dhimbje.
Bëhet fjalë për një sëmundje të zakonshme e cila i prek eshtrat, muskujt, nyjet, shkakton dhimbje kronike në të gjithë trupin njëkohësisht (dhe me presion në pika të caktuara, performon dhimbje të intensifikuar në to) dhe lodhje e përgjithshme dhe dobësi, simptoma për shkak të të cilave fibromyalgia bashkohet me sëmundjet arthritike.
Disa profesionistë, fibromyalginë e thirin sindromë apo gjendje, por jo sëmundje, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka pranuar si sëmundje në vitin 1994. Për herë të parë u përshkrua në vitin 1816 si reumatizëm kronik, mialgji, fibrozë, ndërsa shumë të tjerë e kanë konsideruar si çrregullim mendor.
Njerëzit që vuajnë nga fibromyalgia janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve mendore, shpesh bien në depresion dhe janë të prirur ndaj tjetërsimit social dhe mbylljes brenda vetes.
Efektet negative të sëmundjes gjithashtu ndikojnë mbi gjumin, gjendjen shpirtërore, aftësinë për të punuar, përqendrimin. Simptomat tjera të fibromyalgisë përfshijnë dhimbje koke, menstruacioneve të dhimbshme, dhimbje të muskujve si ato pas aktivitetit fizik, inkontinencë urinare, dhimbje në zonën e barkut, ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje të gjymtyrëve, diarre/kapsllëk, prag shumë i ulët i dhimbjes. Për pacientët me fibromyalgi jo vetëm obligimet e vendit të punës bëhen shumë të fuqishme, por edhe aktivitetet e përditshme në shtëpi, ecja, ngjitja dhe zbritja e shkallëve…
Të kesh një nga këto simptoma nuk do të thotë se ju vuani nga fibromyalgia. Për të caktuar këtë diagnozë duhet të keni disa nga këto simptoma. Fibromyalgia mund të quhet sëmundje femërore, pasiqë gratë vuajnë më shpesh prej saj sesa meshkujt. Kufiri i moshës në të cilën shfaqen simptomat e fibromyalgisë është midis moshës 30 dhe 60 vjeçare.
Fillimisht është menduar se fibromyalgia shafqet si rezultat i inflamacionit ose ngurtësisë së muskujve dhe tendinave. Më vonë, u zbulua se simptomat e sëmundjes shfaqeshin për shkak të funksionit të theksuar të trurit dhe dërgimit të sinjaleve false në kuptimin e ndjeshmërisë. Kështu, perceptimet e çrregulluara të dhimbjes japin bazën e fibromyalgisë që të jetë pjesë e sëmundjeve neurologjike.
Simptomat e fibromialgisë mund të shfaqen spontanisht (si pasojë e stresit, mënyrës së të ndenjurit ulur, gjendjeve depresive, mungesës së gjumit, jetës së përditshme të tensionuar, nivelit të ulët të vitaminës D) ose si pasojë e sëmundjeve reumatike.
Trajtimi i sëmundjes bëhet me barna, ndërsa paralelisht me të janë të domosdoshëm edhe psikoterapeutikët.