Fiku – fruti me shumë veti shëruese

Fiku i freskët përmban deri në 80 përqind ujë, meqenëse stimulon energjinë nga pikëpamja ushqyese, më së miri është të konsumohet në mëngjes.

Fiqtë e thatë konsiderohen super ushqim që është i disponueshëm për ne gjatë gjithë vitit, por vështirë se mund të tejkalojë frutin e freskët dhe me lëng që rriten në zonën tonë për vite me rradhë.

Fiku i freskët përmban deri në 80 përqind ujë, meqenëse stimulon energjinë nga pikëpamja ushqyese, më së miri është të konsumohet në mëngjes.

  • Ul tensionin e gjakut

Fiqtë janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, i cili ndihmon në uljen dhe rregullimin e tensionit të gjakut. Mineralet e kaliumit nuk janë mjaftueshëm të disponueshme në ushqimin tonë, prandaj është i nevojshëm për funksionimin e organizmit.

  • Ndihmon në humbjen e peshës

Është burim i mirë i fibrave dietike që përmirëson tretjen dhe jep ndjenjën e ngopjes, duke ndihmuar kështu në uljen e peshës së tepërt. Fiqtë përmbajnë më shumë fibra të tretshme dhe të patretshme se frutat e tjerë. Fibra e tretshme gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak. Në 100 gram fiq ka vetëm 74 kalori.

  • Ul sheqerin në gjak

Gjethet e fikut ulin nivelin e sheqerit në gjak. Gjethet mund të përdoren jo vetëm në përgatitjen e pjatave të ndryshme, por edhe si çaj. Disa studime kanë treguar që fiqtë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit te njerëzit me diabet të tipit 1.

Fiqtë më së miri është të konsumohen në mëngjes, sepse sigurojnë energji në trup për tërë ditën.
  • Ndihmon për një humor të mirë

Përmban sasi të madhe të vitaminës B6 e cila i jep energji trupit, siguron elasticitetin e lëkurës dhe forcon muskujt. Kjo vitaminë përmirëson punën e trurit, me këtë edhe përqendrimin dhe gjendjen shpirtërore të përgjithshme. Nëse vuani nga pagjumësia ose PMS, fiqtë mund të ndihmojnë për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të magnezit.

  • Përmban minerale dhe vitamina

Përqendrimet e larta të glukozës dhe fruktozës janë zëvendësues i shëndetshëm i sheqerit të bardhë, industrial. Fiqtë përmbajnë shumë hekur, kalcium, kalium, magnez, vitaminë B6, E, C dhe vitaminë A. Janë të pasura me beta-karoten, ndërsa ndihmon gjatë lodhjes dhe për detoksifikim.