Fillojeni ditën fuqishëm: Pija proteinike nga bizelet dhe trangulli

Kjo recetë kombinon lëndët ushqyese me qëllim që të rrit nivelet e energjisë, siç janë bananet dhe tërshëra, me perimet e pasura me fibra, të cilat e rrisin imunitetin.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 100 gram bizele
  • 1 trangull
  • 100 gr spinaq
  • gjysëm banane
  • 5-6 gjethe nenexhik
  • 1 lugë tërshërë
  • 0,3 dl qumësht orizi, pa sheqer

Përgatitja:

Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe përzijini mirë.

  • Kjo recetë kombinon lëndët ushqyese me qëllim që të rrit nivelet e energjisë, siç janë bananet dhe tërshëra, me perimet e pasura me fibra, të cilat e rrisin imunitetin. Pijeni, dhe organizmi juaj do të ju jetë mirënjohës!

A e dini se?

Bizelet jeshile kanë dy herë më shumë proteina sesa perimet tjera, janë të pasura me fibra dhe vitaminë C, ndërsa ndihmojnë në ruajtjen e shëndetshme të sistemit imunitar.