Hikrra është barishte malore një vjeçare e cila arrin të zhvillohet vetëm në lartësi mbi detare prej 1000 metrash. Në fakt, hikërra nuk është drithë i vërtetë, por farë frutash, megjithatë ajo zakonisht konsiderohet si drithë. Është e pasur me vlera ushqyese, nuk përmban gluten dhe jep shumë energji.
Shije
Hikërrori ka përafërsisht të njëjtat vlera energjike si drithërat e tjerë, një filxhan me drithë të zier përmban 150 kalori. Në të njejtën sasi do të marrim 4.5 gram fibra, ndërsa konsiderohet si burim i vitaminës B, magnezit, gjithashtu përmban edhe triptofan, gjë që ju bën të fleni më mirë.
Mbron enët e gjakut
Efektet e dobishme që përmban hikërrori mund të përshkruhen si substanca specifike të sistemit kardio-vaskular, të quajtura flavonoide, veçanërisht rutine. Ato gjenden në fara dhe kanë rolin që të ruajnë elasticitetin e enëve të gjakut, për të mbajtur në normale qarkullimin nëpër enët e gjakut dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
Ushqim
Hikërrori i kombinuar me patate dikur ishte ushqim për njerëzit, pasiqë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Sot, ky lloj ushqimi përdoret shumë rrallë, por kryesisht ruhet në fshatra dhe nëpër disa restorante si specialitet. Kohët e fundit, ushqimi i shëndetshëm po fiton vrull, kështu që hikërrori ngadalë po fillon të përdoret.
Bukuri
Për shkak të rutinës, hikërrori është barishte i cili ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e një pamje të freskët dhe rinore. Rutini rrit qarkullimin e gjakut në lëkurë, e mbron atë nga rrezet UV dhe e rruan elasticitetin. Kjo barishte përmban materie ushqyese të nevojshme të cilat janë të domosdoshme për mbajtjen e bukur të flokëve dhe të lëkurës.