Me pak kalori, por i pasur me materie ushqyese. Karotenoidet janë veçanërisht të theksuara te karrotat (më i famshëm është beta-karoteni ose provitamina A, që u jep ngjyrë portokalli karrotave), rojtar natyral të shikimit, sistemit kardiovaskular, respirator dhe imun. Karrotat janë të pasura me vitaminë B, C, D, E dhe K, si dhe kalium, magnez, pektin… Këtë herë ne i rekomandojmë ato në formën e lëng karrote. Përfitimet shëndetësore të karrotave janë:
- Ndihmon në tretjen e ushqimit
Nëse keni probleme me tretjen, mund t’ju ndihmojë lëngu i karrotave. Është i pasur me fibra të cilat janë të rëndësishme për tretje të shëndetshme të ushqimit.
2. Ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës
Nuk mund ta ndaloni procesin plakjen, por mund ta ngadalësoni atë me zgjedhjen e ushqimit, falë përmbajtjes së antioksidantëve që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave.
3. Ul rrezikun e goditjeve në tru
Goditja në tru shpesh vjen pa paralajmërim. Zvogëloni rrezikun duke konsumuar beta-karoten nga lëngu i karrotave.
4. Për lëkurë me shkëlqim
Lëngu i karrotave është i pasur me antioksidantë dhe vitaminë A, gjë që është i shkëlqyer në mbrojtjen e lëkurës nga rrezatimi UV, i cili është përgjegjës për krijimin e rrudhave dhe i lëkurës së thatë.
5. Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, ndërsa lëngu i karrotës në këtë aspekt është mjaft i dobishëm. Zvogëlon nivelin e stresit oksidativ dhe ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, falë përmbajtjes së antioksidantëve të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit.
6. Është i mirë për dhëmbët
Lëngu i karrotave gjithashtu është i mrekullueshëm për mishrat e dhëmbëve, mirëpo ndihmon edhe në largimin e pllakave (shtresave bakteriale) nga dhëmbët.