Fiqtë përmbajnë deri në 80% ujë, por njëkohësisht janë fruta me nivele të larta të sheqernave natyrore, kështu që ato janë burim i jashtëzakonshëm i energjisë. E përmirësojnë funksionin e trurit, koncentrimin dhe kujtesën.
Për shumë kënd, fiqtë janë fruti i preferuar i stinës së verës. Përveç se janë të shijshme, ato mund të përdoren edhe për mjekimin e thumbimeve të insekteve (gjatë pickimeve të insekteve, merimangave dhe kafshëve të tjera përdoren fiqtë e thatë), mirëpo që nga kohët e lashta konsiderohet si një afrodiziak i shkëlqyer.
- Fiqtë janë burim i shkëlqyer i fibrave dhe ndikojnë në mënyrë të shkëlqyer në shëndetin e zorrës së trashë dhe e përmirësojnë tretjen e ushqimit;
- Ekzistojnë më shumë se 150 lloje fiqsh, të cilat dallojnë nga ngjyra;
- Janë burim i shkëlqyer i mineraleve dhe i vitaminave;
- Është mirë të konsumohen të freskëta, pasi që janë të pasura me enzime, antioksidantë dhe materie ushqyese, nëse përpunohen termikisht i humbin vlerat e tyre;
- Përmbajnë deri në 80% ujë dhe sheqerna natyrorë si dhe treten shpejt;
Fiqtë kanë efekt antitumor dhe e ngadalësojnë zhvillimin e qelizave të kancerit
- Lëng i bardhë i fiqit përdoret për të hequr lythat;
- Njerëzit të cilët kanë nivel të lartë të kalciumit në gjak, duhet të shmangin fiqtë;
- Për shkak të efektit laksativ, nuk rekomandohen për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet inflamatore të zorrëve;
- Fiqtë e thatë janë burim i koncentruar i mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve;
- Janë të pasura me beta-karoten, prandaj rekomandohen që të konsumohen disa ditë para rrezitjes;
- Fiqtë e freskët veprojnë si qetësues gjatë inflamacionit të bronkeve;
- Fiqtë e freskët prishen shpejt, prandaj duhet të konsumohen menjëherë ose të ruhen në frigorifer, ku mund të qëndrojnë edhe për disa ditë.