Fiqtë nxisin shëndetin e mirë dhe ndihmojnë në problemet e shumta shëndetësore

Për shkak të vetive alkaline, ato me sukses e rregullojnë aciditetin në trup. Janë të pasura me flavonoide dhe polifenole, antioksidantë që parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Fiku është frut i cili është i disponueshëm gjatë gjithë vitit në formën e thatë, ndërsa të freskët dhe të papërpunuara mund ta konsumojmë vetëm gjatë muajve të verës. Ky frut jashtëzakonisht i shëndetshëm origjinën e ka nga Azia, nga familja e manave. Fiqtë stimulojnë shëndetin e të gjithë organizmit, por profesionistët besojnë se ata mund të ndihmojnë në probleme të shumta shëndetësore.

Shpesh përdoret si zëvendësues i sheqerit, ndërsa përqendrimi i fikut mund të zëvendësojë shurupin e misrit dhe saharozë. Ato përdoren për përgatitjen e budingut, ëmbëlsirave, produkteve të furrës, reçelit, zheles dhe kompotit. Fiqtë janë të pasura me vitamina dhe minerale, nga të cilat më të pranishme janë vitaminat A, C, K, B, kalium, magnez, zink, bakër, mangan, hekur.

Fiqtë shpesh përdoren për të mjekuar ulçerat, absceset dhe dhimbjet e veshit. Për shkak të vetive alkaline, ato me sukses e rregullojnë aciditetin në trup. Janë të pasura me flavonoide dhe polifenole, antioksidantë që parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Fiqtë ndihmojnë edhe në humbjen e peshës, pasiqë janë të pasura me fibra dhe e zvogëlojnë oreksin, ndërsa në kombinim me qumështin e rrit oreksin. Ato përdoren për të rregulluar problemet e frymëmarrjes, pasiqë gjethet e fikut parandalojnë dhe lehtësojnë simptomat e astmës. Ata gjithashtu, mbrojnë sytë nga pasojat e degjenerimit makular, ndihmojnë gjatë mosfunksionimit erektil dhe nxisin tërheqjen seksuale, sidomos tek meshkujt, parandalojnë kancerin e zorrës së trashë, rregullojnë jashtëqitjen, forcojnë eshtrat dhe parandalojnë humbjen e kalciumit. Fiqtë janë të mira edhe për diabetikët pasiqë kaliumi i fikut e rregullon absorbimin e sheqerit, por zvogëlojnë kolesterolin dhe tensionin e lartë të gjakut, si dhe e mbrojnë zemrën nga sëmundjet e ndryshme.

 100 gram fiq i thatë përmban: 

  • 249 kalori
  • 3.3 gr proteina
  • 0.9 gr yndyrë
  • 69 gr karbohidrate
  • 5.6 gr fibra

 

100 gram fiq i freskët përmban:

  • 80 kalori
  • 1.3 gr proteina
  • 0.3 gr yndyrë
  • 20.3 gr karbohidrate
  • 2.2 gr fibra