Flokë të thinjura që në të tredhjetat dhe sy të zverdhur – organizmi ju bën me dije se “diçka nuk është në rregull”

Lexoni “mesazhet” që ju përcjell organizmi sepse i njëjti j’u paralajmëron se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj.

Është e rëndësishme që t’i kushtohet vëmendje asaj çka trupi ju tregon. Në vazhdimësi do të sjellim një listë prej tetë shenjash të cilat nuk duhet t’i injoroni dhe të njëjtat tregojnë se akoma ka problem me shëndetin tuaj.

Sy të zverdhur

Siç tregon dhe vet emri, ngjyra natyrore e të bardhës së syve është e bardhë dhe ashtu duhet të jetë çdoherë, vetëm në raste pagjumësi ose kur jemi me grip. Gjithashtu kjo pjesë e syrit mund të zbulojë disa ndryshime të rrezikshme në organizmin tuaj. Sy të zverdhur mund të tregoj për verdhëzën, problem me mëlçin dhe tëmthin. Ndërsa sytë e skuqur janë shenjë e presionit të lartë gjakut ose sëmundje virale, siç është konjuktivitisi.

Flokë të thinjura

Flokët e thinjura shpesh janë një dukuri që varen nga gjenetika. Mirëpo, në qoftë se keni më shumë se 50 përqind flokë të zbardhur gjatë moshës 30 vjeçare dhe raste të tilla në familjen tuaj nuk ka, kjo mund të jetë shenjë e diabetit.

Buzë të plasaritura

Plasaritjet e pakëndshme në buzë zakonisht shkaktohen nga ndryshimet e temperatursë dhe erës. Por plasaritjet që shpesh shfaqen në skajet e buzëve dhe plagët e brendshme mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës B dhe zinkut. Nëse plasaritja e buzëve bëhet e zakonshme, shkaku mund të jetë një infeksion fungal.

Mirëpo, në qoftë se keni më shumë se 50 përqind flokë të zbardhur gjatë moshës 30 vjeçare dhe raste të tilla në familjen tuaj nuk ka, kjo mund të jetë shenjë e diabetit.

Qafë e ënjtur

Në qoftë se keni vërejtur se ju është ënjtur qafa, konsultohuni me një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur. Ënjtja e pjesës së përparme të qafës shumicën e rasteve shkaktohet nga problemet e gjëndrës tiroide, që janë të zakonshme te femrat midis moshë 20 dhe 50 vjeçare.

Shuplaka të skuqura

Shuplaka të skuqura dhe që kruhen mund të jenë si pasojë e dermatitit, egzemës ose reaksionit alergjik ndaj metaleve, barnave dhe llojeve të caktuara ushqimore ose pije. Gjithashtu, ky ndryshim mund të jetë edhe si shkak i punës së vështirë ose ndonjë sëmundje të mëlçisë.

Shputa të ftohta

Shputat janë pjesë e trupit që janë shumë larg nga zemra dhe për këtë arsye sëmundjet vaskulare shfaqen së pari në to. Sindromi i de Reynolds është një sëmundje që nxit bllokimin e enëve të gjakut në disa pjesë të të trupit, siç janë duart dhe këmbët, hunda dhe veshët dhe bën që këto pjesë të trupi të duken të ftohta, të zbehta, madje edhe të shtangura.

Rallimi i vetullave

Me kalimin e kohës vetullat rralohen gjë që është normale, por rënia e befasishme e vetullave mund të jetë shenjë e problemeve të gjëndrës tiroide, hyperthyroidism – gjëndrat tiroide tepër aktive ose hypothyroidism – funksion i ulur i gjëndrës tiroide.

Faqe të skuqura

Edhe pse ndryshimet e papritura në fytyrë janë të shpeshta tek gratë e moshës 30-55 vjeçe, ato mund të shkaktohen edhe nga ndryshimet hormonale, ndryshimet e temperaturës ose ushqimet e nxehta. Gjithashtu, faqet e skuqura mund të tregojnë për sëmundjen kronike të lëkurës – rosacea, që më së shpeshti godet femrat.