Folikuliti shpesh është sëmundje e lëkurës – inflamacion i folikulave të qimeve. Shkaku më i zakonshëm i kësaj sëmundjeje është infeksioni bakterial ose fungal i shkaktuar nga Staphylococcus aureus. Në fillim, mund të shfaqen puçrra të vogla në rrënjën e qimeve dhe më vonë të përhapen në të gjithë sipërfaqen, duke formuar skuqje shoqëruar me kruajtje.
Simptomat gjithashtu mund të manifestohen nga grupe të vogla puçrrash të kuqe ose të bardha rreth rrënjëve të qimeve, puçrra me qelb të cilat largohen vetvetiu dhe kore të kuqe, si dhe kruajtje dhe dhimbje.
Rrezik faktorët për shfaqjen e këtij inflamacioni janë rruajtja dhe lëndimet gjatë rruajtjes, nxehtësia dhe djersitja, përdorimi i materialeve sintetike dhe medikamente të caktuara, mbipesha, sëmundjeve të mëparshme të lëkurës (aknet dhe dermatiti) dhe lëndime të lëkurës.
Trajtimi varet nga lloji i folikulit. Me terapinë e mirë zgjedhur vjen deri te përmirësimi, por infeksioni mund të përsëritet.