Për të mposhtur viruset dhe për t’i parandaluar ato që të ju “shtyjnë” në shtrat, është e rëndësishme të forconi imunitetin. Ne ju rekomandojmë që ta filloni mëngjesin me pije nga shafrani i Indisë sepse është jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe ushqyes, është antioksidant dhe ka efekt të fortë anti-inflamator.
Nxeheni një filxhan ujë, por mos e ziejeni ose vloni. Pastaj shtoni një lugë çaji shafran Indie, gjysmë lëng limoni, një çerek lugë mjaltë, një lugë çaji vaj kokosi, pastaj përzieni mirë. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe kanellë ose kakao organike në majën e lugës së çajit për të ëmbëlsuar pijen.
Shafran i Indisë do të bjerë në fund të gotës, kështu që derisa e pini pijen gjatë gjithë kohës përzijeni, vetëm në këtë mënyrë shfrytëzoni përparësitë e këtij pluhuri të verdhë.