Skolioza është deformim i sistemit lokomotor që shfaqet gjatë procesit të rritjes, ndërsa stabilizohet kur procesi i rritjes të ketë përfunduar. Kurrizi i njeriut, shikuar nga anësh duket i sheshtë, mirëpo nëse shfaqet lakimi, atëherë bëhet fjalë për skoliozë.
Kjo gjendje ka dy grupe kryesore, grupin funksional ose jo-strukturor, dhe skolioza organike ose strukturore. Grupi i parë ka të bëjë me skoliozën në të cilën nuk ka çrregullime anatomike të kurrizit, ndërsa shtrembërimet janë pasojë e disa gjendjeve të tjera. Këto skolioza tejkalohen atëherë kur të tejkalohen edhe këto gjendje.
Grupi i dytë i skoliozës shkaktohet nga ndryshimet anatomike të kurrizit, të cilat zakonisht janë deformime në formë pykë, rotacioni ose përdredhje të kurrizit, ndërsa në rastet më të rënda, subluksacia.
Skolioza mund të shfaqet në kohë të ndryshme të jetës. Infantile shfaqet në tre vitet e para të jetës. Kjo i përket skoliozës më të rëndë që përparon shumë shpejt dhe shpesh herë kërkon trajtim kirurgjikal. Skolioza juvenile, e cila është edhe më e zakonshme, shfaqet nga mosha tre deri në dhjetë vjet, ndërsa adoleshente që nga fillimi i pubertetit. Skolioza adulte shfaqet pas pjekurisë së eshtrave.