Foshnja shtatë muajshe pësoi djegie pasi hëngri selino në diell: Ja çfarë duhet të dinë prindërit

Fitofotodermatiti është një gjendje e shkaktuar nga ekspozimi ndaj furokumarinës (një kimikat që gjendet në sipërfaqet e bimëve). Ky kimikat mund të aktivizohet nga rrezet diellit, UVA. Nëse lëkura juaj bie në kontakt me kimikatin dhe ai aktivizohet, mund të ndodhë një reaksion alergjik

Bëhet fjalë për një reaksion jo aq të njohur i quajtur fitofotodermatitis

Një foshnje shtatë muajsh pati një skuqje në fytyrë pasi konsumoi selino në diell. Reana Bengjak i dha vajzës së saj një shkop selino për të qetësuar mishrat e dhëmbëve. Familja kaloi ditën jashtë dhe nuk e dinte se çfarë e priste më vonë.

Përkatësisht, vajza u zgjua të nesërmen në mëngjes me disa puçrra rreth gojës, të cilat dukeshin si djegie. Ishte në fakt fillimi i një reagimi jo aq të njohur e të quajtur fitofotodermatitis, i cili ndodh ku keni kontakt me selinon, agrumet, fiqtë, karotat, koprën dhe majdanozin.

“Nuk e kisha idenë se mund të ndodhte”, shtoi nëna.

Ekspertët paralajmërojnë se një fëmijë mund të jetë në rrezik më të madh nëse ka një histori familjare të dermatitit të kontaktit me substanca të tjera si metale ose disa produkte pastrimi.

Kanë kaluar dy muaj nga ndodhia. Vajza kishte puçrra për 10 ditë, më pas ato u kthyen në hiperpigmentim dhe më në fund u zhdukën pas gjashtë javësh. Mjaftuan 20 minuta në diell që të ndodhte ky reagim.

Çfarë thonë ekspertët?

Fitofotodermatitis është një gjendje e shkaktuar nga ekspozimi ndaj furokumarinës (një kimikat që gjendet në sipërfaqet e bimëve). Ky kimikat mund të aktivizohet nga rrezet e diellit, UVA. Nëse lëkura juaj bie në kontakt me kimikatin dhe ai aktivizohet, mund të ndodhë një reaksion alergjik. Mbani mend se jo çdo kush mund të përjeton fitofotodermatitis pas ekspozimit të furokumarinës. Ekspertët paralajmërojnë se një fëmijë mund të jetë në rrezik më të madh nëse ka një histori familjare të dermatitit të kontaktit me substanca të tjera si metalet ose disa produkte pastrimi, transmeton Healthline.

Ekspertët këshillojnë se ka disa mënyra për të parandaluar këtë gjendje, si larja e duarve dhe pjesëve të tjera të ekspozuara të lëkurës menjëherë pas daljes në natyrë, veshja e dorezave kur punoni në kopsht, veshja e pantallonave dhe mëngëve të gjata në zonat e pyllëzuara dhe aplikimi i detyrueshëm i kremit kundër diellit para se të dilni në natyrë.

Përktheu dhe përshtati:S.N