Megjithatë, shumica e frikave të fëmijëve janë frika universale dhe janë pjesë e zhvillimit normal emocional, ndërsa roli i prindërve është që të mësojë fëmijën se si t’i tejkaloj ato. Sipas shpjegimeve të disa psikologëve, një nga frikërat më të hershme është frika e njerëzve të panjohur dhe zgjat deri në moshë dy vjeçare.
Në raste të tilla, nuk është mirë që prindërit ta bëjnë fëmijën të shkojë tek njerëzit nga të cilët frikësohe, por ata duhet t’u lejojnë atyre që ta shohin personin nga një distancë e sigurt, më së miri nga përqafimi i prindërve, ndërsa fëmija do të ndjejë sigurinë të cilën e ka prindëri për këtë person dhe do të mësojnë se edhe për të është e sigurt, sqarojnë mjekët.
Fëmijët e vegjël nuk e kuptojnë koncetin kohë dhe vend, andaj mund të kenë frikë nëse prindi shkon në punë, kështu që në kohën e ndarjes janë mjaft të shqetësuar.
Besimi dhe bindja se prindërit do të kthehen në shtëpi fitohet gradualisht. Prind mund të luajë kukafshehti me fëmijën dhe kështu fshihen dhe të gjinden për njëfarë kohe, kështu që zëri i tyre arrin të dëgjohet nga hapsiart tjera. Kështu, gjatë gjithë lojës, fëmijët mësojnë të kenë besim tek prindërit e tyre, se janë afër dhe se gjithmonë do të shfaqen.
Frika nga errësira, si një nga frikërat më të zakonshme të fëmijërisë, shpesh është si pasojë e frikës së ndarjes.
Psikologët theksojnë se është e rëndësishme që fëmija të mos lihet vetëm në dhomë dhe të qajë me idenë se do të kalojë, sepse me këtë frika vetëm rritet. Llampat e natës ose dera gjysmë e hapur mund të ndihmojë që fëmija të tejkaloj frikën.
Fëmijët e moshës nga tre deri gjashtë vjeçare i kanë të zhvilluara ëndërrat dhe në disa raste mund të besojnë se janë të vërteta, si për shembull përbindëshat.
Fëmijët vazhdimisht duhet të binden se përbindëshit, shtrigat dhe qeniet tjera mbinatyrore nuk janë reale dhe nuk ekzistojnë, por do t’u duhet kohë që të besojnë se nuk ka nevojë të frikësohen, theksojnë psikologët.