Fruktoza ose sheqeri i frutave në fakt është monosaharid (sheqer i thjeshtë), i cili në bashkëpunim me glukozën prodhon saharozën (sheqerin e zakonshëm të cilin e konsumojmë).
Fruktoza ka të njëjtën vlerë kalorike si karbohidratet tjera, por në trupin tonë ajo përdoret në një mënyrë krejt ndryshe nga glukoza. Glukoza stimulon sekretimin e insulinës, i cili mundëson përdorimin e tij në qeliza për energji, ndërsa fruktoza kryesisht mbetet në mëlçi, ku në sasi të vogla mund të përdoret edhe pa insulinë.
Përderisa fruktoza futet në sasi më të mëdha në organizëm, mëlçia nuk mund ta metabolizojë dhe e shëndron atë në acide yndyrore të cilin e dërgon në qarkullimin e gjakut në formën e triglicerideve, gjë që mund të dëmtojnë funksionin e mëlçisë dhe të krijoj sediment të arterieve. Konsumimi i frutave nuk përbën problem sepse përmbajnë relativisht pak fruktozë, e cila për shkak të fibrave dietike ngadalë absorbohet. Por problemi shfqet me konsumin e tepruar të shurupit të misrit i cili është i pasur me fruktozë, i cili për shkak të çmimit të ulët gjendet në një gamë të gjerë produktesh ushqimore si gjërat e ëmbëla, mezet, ëmbëlsirat dhe pijet.
Në studimin 75-ditor të kryer me dy grupe të minjve, kafshët pranuan ushqime me të njëjtin numër kalorish, me çka njëri grup u ushqye me glukozë, ndërsa grupi tjetër me fruktozë. Në fund të eksperimentit, minjtë që pranuan fruktozë ishin të trashë dhe më pak aktivë. Kjo ishte dëshmi e qartë se marrja e njëjtë e kalorive nuk ka të njëjtin efekt mbi shëndetin nëse është fruktoza ose glukozë.