
Njerëzit që konsumojnë sasi të madhe frutash dhe perimesh në periudhën e moshës së mesme, kanë më shumë gjasa që të ruajnë aftësitë e tyre njohëse gjatë pleqërisë, tregon studim i cili përfshiu 27 800 të anketuar të moshës mesatare prej 51 vjetësh.
Rezultatet e hulumtimit treguan se perimet me gjethe jeshile, frutat e pyllit dhe lëngu i portokallit, kontribuojnë shumë në ruajtjen e funksioneve njohëse.
Mendohet se, për këtë efekt mbrojtës meritor janë antioksidantët dhe përbërësit ushqimor bioaktiv të artikujve ushqimor të përmendur më lartë.
Rezultatet e këtij studimi ofrojnë dëshmi shtesë se zgjedhja e ushqimit është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të trurit.