Frutat e harruar që forcojnë trupin

Mushmollat, thanat, dhe mollat e egra janë vetëm disa nga frutat që kultivohen më rallë.

Mushmolla, thana dhe molla e egër janë fruta që rriten në pyje dhe në shpate. Përkundër efekteve shëruese të tyre dhe përdorimit të shumë qëllimshëm në kuzhinë, ata rrallë rriten nëpër serra. Le të kujtojmë përdorimin dhe efektet shëruese të tyre.

Mushmolla

Në mjekësinë popullore mendohet se mushmolla e përmirëson shikimin. Gjithashtu i forcon veshkat dhe mëlçinë, e përtërin gjakun, janë të mira edhe kundër dhimbjeve të shpinës dhe gjunjëve dhe kundër marramendjes. Mushmollat përmbajnë shumë vitaminë C, sheqerna dhe pektin.

 

Molla e egër

Këto fruta janë të forta dhe acidike, por përmbajnë edhe shumë pektin. Prej tyre fitohet uthulla e njohur prej molle. I përzier me mjaltë dhe ujë, përbën ilaç për shumë simptoma dhe ndikon pozitivisht në trupin e njeriut. Molla është mjaftë shëruese, Prandaj shpesh përdoret në përgatitjen e çajrave të ndryshëm. Ndikon pozitivisht për gjumë të mirë, është efektiv kundër lodhjes kronike, helmimit, hipertensionit, humbjes së ndjenjave, mbipeshës, kokëdhimbjeve, migrenës, diarresë, të vjella, marramendjes, dhimbjeve të fytit, forcimin e nyjeve, djegieve, venat e zgjeruara. E pjekur ose e freskët, molla e përshpejton tretjen.

Thana

Një tjetër artikull nga lista e frutave të lënë pas dore janë edhe thanat. Frytat e thanës janë topa të kuqe të vogël me farë në mes. Thanat e reja janë me ngjyrë të kuq të ndritshëm, ndërsa ato të pjekurat janë me ngjyrë të kuqe të errët. Thanat kanë qenë prej kohësh të njohura dhe të vlerësuara. Ata janë të pasura me vitamina dhe minerale. Përndryshe, fruti, lëvorja, rrënja dhe gjethet janë shumë efektive në trajtimin e problemeve të traktit digjestiv.