Tensioni i lartë i gjakut është faktor rreziku i cili nuk ka ndonjë simptomë të veçantë, prandaj duhet që rregullisht të monitorohet. Ekzistojnë artikuj ushqimor dhe mjete natyrale të cilat në mënyrë parandaluse na ndihmojnë që të mbam tensioni e gjakut brenda kufijve të normales.
Tensioni normal konsiderohet 120/80, vlerat deri në 140/90 konsiderohen para-hipertensionit, ndërsa vlerat mbi atë janë hipertensioni i vërtetë. Mbipesha dhe diabeti janë rrezik faktor i tensionit të lartë të gjakut. Gjithashtu është vërtetuar se personat që pinë alkool dhe duhan, janë të prirur ndaj zhvillimit të tensionit të lartë të gjakut.
Disa barna siç janë dekongjestivët (për lirimin e hundëve), analgjetikët, steroidet, pilulat kontraceptive dhe antidepresantët zakonisht e rrisin tensionin e gjakut. Mjekësia beson se konsumi i kripës është një nga shkaqet kryesore të rritjes së tensionit. Në fakt, çdo ushqim i përpunuar, sidomos ushqimi i shpejtë, kontribuon në marrjen e gati 80% të natriumit, përmes kripës së rafinuar, e cila nuk është e shëndetshme. Kur të merret parasysh se ushqimi i shpejtë përmban sasi të madhe të kripës të përzier me aditivëve të dëmshme, si dhe me vajra bimorë dhe acidet trans-yndyrore, mund të konsiderohet se konsumi i përditshëm i ushqimit të shpejtë është një nga rrezik faktorët kryesorë për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut .
Produktet të cilat ndihmojnë në uljen dhe normalizimin e tensionit të lartë të gjakut:
Specat djegës – Konsumimi i specave djegës është i mirë për zvogëlimin e tensionit, megjithëse në shikim të parë ndoshta nuk duket ashtu. Mjekët që merren me mjekësisë bimore rekomandojnë që, për një zemër më të shëndetshme të pijnë një lugë çaji spec i kuq i përzier me një gotë ujë, dy herë në ditë. Sigurisht më së miri është speci i freskët i grirë.
Rrushi – Hulumtimi në një qendër mjekësore amerikane ka treguar se konsumimi i përditshëm i rrushit të thatë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut në grupin para-hipertension (tensioni deri në 140/90). E njëjta vlen edhe për rrushin e freskët, i cili duhet të konsumohet atëherë kur e ka sezonën.
Kivi – Hulumtimi i Shoqatës Amerikane të Zemrës konstatoi se konsumimi i tre kivive në ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Shalqiri – Sipas një studimi Universiteti Shtetëror i Floridës ka zbuluar se shalqiri ul tensionin e gjakut. Përveç se përmban shumë kalium, shalqiri përmban një aminoacid specifik i cili kontribuon në zvogëlimin e tensionit. Ky tipar më i zakonshëm është tek farat e shalqirit, prandaj për këtë arsye kur hani shalqi, lirisht gëlltitni edhe farat.
Banane – Kur flasim për kalium, nuk duhet të harrojmë bananet, të cilat janë burimi më i mirë natyral i kaliumit. Shkencëtarët në Fakultetit të Mjekësisë në Harvard kanë zbuluar se ushqimet që përmbajnë kalium janë më të mira për uljen e tensionit, sesa shtojcat të cilat përmbajnë klorur kaliumi.