Qumështi i dhisë përdoret jo vetëm si një ushqim i shëndetshëm, por edhe si mjet ndihmës për trajtimin e shumë sëmundjeve. Në vete përmban shumë proteina të pasura me aminoacide esenciale, një gamë të gjerë të vitaminave dhe nuk përmban yndyrna vështirë të tretshme. Jo vetëm që tretet më lehtë se qumështi i lopës, por qumështi i dhisë përmban edhe më pak laktozë, kështu që edhe personat që janë të ndjeshëm ndaj laktozës mund ta tolerojnë lehtë.
Qumështi i dhisë, për dallim nga qumështi i lopës, përmban një nivel më të lartë të vitaminave, sidomos B6, mineraleve, sidomos kalciumit dhe nivele më të ulëta të kalorive.
Qumështi i dhisë rekomandohet për forcimin e imunitetit, trajtimin dhe forcimin e mushkërive, kundër tuberkulozit. Një aleat i mirë është në luftën kundër stresit. Në vete përmban vitamina B1, B2, B6 dhe B12, kështu që e forcon edhe sistemin nervor.
Mjekësia popullore qumështin e dhisë e rekomandon gjithashtu për njerëzit me lukth të ndjeshëm. Për shkak të grimcave të mira që gjenden në të, madje nuk do të dëmtojë as edhe personat që kanë probleme me mëlçinë. Duke pasur parasysh atë që hanë dhitë, qumështi i tyre është i pasur edhe me silic, mineral ky që ndikon pozitivisht tek lëkura, flokët, thonjtë dhe sistemi nervor.