Stomatologjia estetike është një degë e stomatologjisë që merret me përmirësimin e pamjes estetike zbukurimin e buzëqeshjes. Kjo degë fokusohet në korrigjimin e papërsosmërive dentare si ngjyra, forma, madhësia dhe drejtimi i dhëmbëve. Me trajtime të tilla si fasetat prej porcelani, zbardhja dhe rindërtimi i dhëmbëve, arrihen transformime estetike që rrisin vetëbesimin dhe personalizojnë bukurinë e buzëqeshjes në mënyrë cilësore dhe të përshtatshme.
Trajtimi estetik dentar fillon me një konsultë, ku vlerësohet gjendja e çdo individi/pacienti.
Çfarë trajtimesh mbulon stomatologjia estetike?
Stomatologjia estetike përfshin një sërë trajtimesh që synojnë të përmirësojnë estetikën e buzëqeshjes.
Zbardhja e dhëmbëve – ndikon në ngjyrën dhe eliminon njollat në dhëmbë, duke përmirësuar bardhësinë dhe shkëlqimin e dhëmbëve.
Rindërtimi i dhëmbëve – riparon dhe rikthen dhëmbët e dëmtuar apo të konsumuar, duke përmirësuar funksionalitetin dhe estetikën e tyre.
Laminatet dentare – këto janë shtresa të holla që ngjiten në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve për të korrigjuar formën, ngjyrën dhe pozicionin e tyre.
Si kryhet?
Trajtimi estetik dentar fillon me një konsultë, ku vlerësohet gjendja e çdo individi/pacienti. Gjatë këtij konsultimi diskutohen problemet dhe qëllimet estetike të pacientit. Më pas, do të kryhet një ekzaminim i plotë dentar, i cili mund të përfshijë radiografi dhe skanime digjitale, për të vlerësuar shëndetin oral dhe për të përcaktuar planin e duhur të trajtimit.
Pasi të përcaktohet plani i trajtimit, kryhen procedura specifike dentare kozmetike. Këto mund të përfshijnë zbardhjen e dhëmbëve, fasetat prej porcelani, implantet dentare ose trajtime të tjera të përshtatura për nevojat e pacientit.
Nëse jeni të interesuar të përmirësoni pamjen e buzëqeshjes suaj, rezervoni konsultën tuaj me stomatologët në klinikën “Zhan Mitrev” në 072 267 064 ose 02 3091 484 për të gjetur zgjidhjen të cilën gjatë kohë e keni menduar!