Futbollisti Cristiano Ronaldo i kushton mjaft rëndësi ushqimit

Futbollisti i famshëm ka një etikë të jashtëzakonshme të punës dhe kujdeset në mënyrë rigoroze për ushqimin. Ronaldo në disa raste ka zbuluar se kujdest shumë për atë që konsumon, ndërsa menyja e tij është e mbushur me ushqime mjaft të shëndetshme.

Gjatë vaktit të parë, Ronaldo ha proshutë, djathë, kruasan, tost me avokado, jogurt, disa lloje të frutave… Në këtë mënyrë e fillon ditën lojtari, ai thotë se gjatë ditës ka disa vakte, dmth konsumon shpesh ushqim por në sasi më të vogla. Numri i vakteve në ditë i ka arritur deri në gjashtë.

Për drekë, futbollisti preferon specialitete peshku. Më së shumti dëshiron merluc me patate, vezë dhe qepë, ndërsa peshqit tjerë të preferuar të tij janë edhe peshku-shpatë, levreku dhe koca. Ai thotë se i shmang gjërat që janë të dëmshme për të – alkoolin dhe ëmbëlsirat!

 

Kuzhinjeri kryesor i futbollistit të ekipit portugez, shton se Ronaldo nuk mund të bëjë pa këto artikuj: “një gotë verë të kuqe, fruta të freskëta, drithëra dhe sallata.”

 

 

 

Gjatë stërvitjeve dhe garave, Cristiano përdor pije me elektrolite dhe vitaminë B12, me qëllim që të jetë më i qendrueshëm.