Alumini është elementi i tretë më i përhapur në koren e Tokës, ndaj të cilit jemi të ekspozuar çdo ditë përmes ushqimit dhe ujit. Problemi qëndron në faktin se alumini është një neurotoksin i njohur, i cili zakonisht lidhet me sëmundjen e Alzheimerit dhe dhe ruhet në tru dhe në eshtra. Edhe pse ende nuk është vërtetuar shkencërisht se alumini është shkaktar i sëmundjes Alzheimer, studiuesit thonë se kjo lidhje nuk duhet injoruar.
Lajm i mirë është se njerëzit e shëndoshë mund të përpunojnë pa problem sasitë e vogla të aluminit. Megjithatë, tek njerëzit të cilët kanë probleme me veshkat, organizmi e ka më të vështirë të mposht aluminin, i cili mund të grumbullohet dhe të shkaktoj probleme të mëdha.
Përse gatimi me letër alumini është i rrezikshëm?
Kur ushqimi është i mbështjellë me letër alumini dhe ngrohet, gjatë procesit të gatimit (për shembull, në skarë ose në furrë), alumini që gjendet në të zbërthehet dhe përfundon në ushqim. Hulumtuesit kanë zbuluar se në disa raste sasia e aluminit që përfundon në ushqim e tejkalon nivelin e sigurisë të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është 1 mg alumini për kilogram të peshës trupore. Ashtu siç rritet temperatura, ashtu rritet edhe sasia e aluminit që lirohet gjatëkohës së gatimit, ndërsa ekziston edhe rreziku që të mund të hani një copë letër alumini, që është ngjitur në ushqimin e juaj.