Gingiviti mund të trajtohet në mënyrë natyrale

Shkaktarët për paraqitjen e gingivitit mund të jenë të ndryshëm - nga zakonet e dëmshme gjatë të ngrënit, pirja e duhanit, deri te predispozita gjenetike dhe mosha.

Gingiviti është sëmundje e pakëndshme, e vazhdueshme dhe e dhimbshme e mishit të dhëmbëve. Këto janë disa nga zgjidhjet natyrale, të cilat do të mund t’ju ndihmojnë në trajtimin e tij.

Gingiviti është term mjekësor për inflamacionin e mishit të dhëmbëve. Krijohet si rezultat i i akumulimit të pllakës, ndërsa simptomat përfshijnë ënjtjen dhe dhimbjen e mishit të dhëmbëve, erën e keqe të gojës dhe gjakderdhje gjatë pastrimit të dhëmbëve. Shkaktarët për paraqitjen e gingivitit mund të jenë të ndryshëm – nga zakonet e dëmshme gjatë të ngrënit, pirja e duhanit, deri te predispozita gjenetike dhe mosha.

UJI I KRIPUR 

Shpëlarja e gojës me ujë të kripur ndihmon në pastrimin e gurit të akumuluar të dhëmbëve (pllakës) ne vendet të cilat janë vështirë për t’u arritur, ku brusha e dhëmbëve nuk ka mundur të pastrojë. Kjo metodë gjithashtu përdoret edhe për pastrimin e zgavrës së gojës nga bakteret, të cilat gjithashtu mund të çojnë në shfaqjen e gingivitit. E rëndësishme është që ujin e kripur të mos e përdorni shumë shpesh ose për një kohë të gjatë, pasi që mund të ndikojë keq mbi dhëmbët e juaj.

VAJRAT ESENCIAL

Vajrat esenciale të drurit të çajit dhe barit të limonit janë ilaçe natyrale të ekzaminuar për gingivitin, ndërsa lehtësojnë dhimbjen dhe zvogëlojnë ënjtjen. Dy pika nga vaji i zgjedhur duhet t’i tretni në një gotë me ujë të ftohtë dhe ta shpërlani mirë gojën me tretjen e fituar.

SODA BIKARBONE

Masazhi i mishit të dhëmbëve me pasten prej sodës së bukës gjithashtu ndihmon në përballjen me gingivitin dhe e neutralizon vlerën Ph në gojë. Por edhe kjo është metodë, që nuk duhet të përdoret shumë gjatë, pasiqë mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

LËNG LIMONI

Lëngu i limonit gjithmonë duhet të përdoret i holluar me ujë, ndërsa i mirë është për ruajtjen e higjienës  orale dhe si masë parandaluese gjatë baktereve.

SHAFRANI I INDISË

Kjo erëz është e njohur për efektin e saj të dobishëm ndaj mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbëve. Zvogëlon ënjtjen, trajton mishrat e inflamuar, mbron nga bakteret dhe pastron dhëmbët nga akumulimi i tartarit.