Gjakderdhja nga hunda mund të jetë diçka serioze

Secili prej nesh, të paktën një herë në jetë ka pasur gjakderdhje nga hunda. Por nëse kjo gjë ndodh shpesh duhet që të konsultoheni me mjekun.

Një nga arsyet e gjakderdhjes nga hunda mund të jetë gjaendja e quajtur telangiektasi hemoragjik i trashëguar. Përveç gjakderdhjes nga hunda, simptoma të tjera shoqëruese janë edhe shfaqja e njollave të kuqe në fytyrë, buzë dhe gjymtyrë. Këta pacientë kanë enë anormale të gjakut, dhe si rezultat i kësaj, vjen deri te gjakderdhja e shpeshtë.

Simptoma më e njohur është gjakderdhja nga hunda, e cila me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më e madhe. Gjakderdhja fillon pa ndonjë arsye dhe nuk paraprin asnjë dëmtim të vogël në hundë. Simptomat shoqëruese janë shfaqja e njollave të kuqe në fytyrë, gojë dhe duar.

Telangiektasi hemorragjik i trashëguar mund të manifestohet në çdo moshë, duke filluar që nga fëmijëria. Por simptomat më së shpeshti shfaqen tek personat në moshë të re.

Gjakderdhja dhe simptomat e tjera të sëmundjes manifestohen ndryshe, madje edhe tek anëtarët e së njëjtës familje. Enët anormale të gjakut mund të gjenden në tru dhe në mushkëri, prandaj shpesh herë simptoma e parë e sëmundjes është edhe gjakderdhja në mushkëri ose sulmi në tru. Arsyeja tjetër për diagnostifikim të vonshëm të sëmundjes është ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i personelit mjekësor për këtë gjendje.

Ashtu si me çdo sëmundje, zbulimi në kohë është hapi i parë në trajtim. Lloji i trajtimit varet nga shkalla e zhvillimit të sëmundjes dhe simptomat e dukshme. Një nga opsionet është trajtimi me lazer i lezioneve që rrjedhin gjak. Dikur zgjidhja standarde ishte ndërhyrja kirurgjikale, por sot është zëvendësuar me procedura intervente që zgjidhin anomalitë e enëve të gjakut.