Gjashtë burime të shijshme të fibrave

Meshkujve u nevojiten 38 gram fibra në ditë, ndërsa femrave 25 gram fibra në ditë.

Fibrat dietike janë të mrekullueshme për shëndetin, pasiqë ndihmojnë në mirëmbajtjen e ngopjes dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe obezitetit.


Kjo është lista e artikujve ushqimor me më shumë fibra:


Fasulet

Fasulet janë jashtëzakonisht të pasura me fibra dhe gjenden në krye të listës së bishtajoreve të shëndetshme. Meshkujt kanë nevojë për 38 gram fibra në ditë, kështu që pjatë me fasule duhet të mbulojë këto vlera ditore.

Mjedrat

Filloni ditën me një filxhan mjedra të ëmbla. Ndoshta në madhësi janë të vogla, por ato janë burim i mrekullueshëm i fibrave. Një filxhan përmban 8 gram fibra! Femrat kanë nevojë për 25 gram fibra në ditë.

Dardhat

Dardhat së bashku me mollat, portokallat dhe hurmat janë të pasura me fibra të tretshëm. Ky lloj i fibrave ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit dhe parandalon absorbimin e tij nga trakti digjestiv. Një dardhë me madhësi të mesme përmban rreth 5 gram fibra. Hani dardha dhe molla me gjithë lëvore, sepse në të ka shumë pektin, i cili është burim kryesor i fibrave.

Artiçoka

Një artiçokë me madhësi të mesme përmban rreth 10 gram fibra!

Bajamet

Në mesin e frutave të thatë, bajame janë më të pasura me fibra, gjë që i bën ato burim i mirë midis vakteve ushqimore. Njëzet bajame përmbajnë rreth 3.5 gram fibra.

Patatet e ëmbla

Patatja e ëmbël jo vetëm që duket bukur në pjatë, por edhe bën mrekulli mbi shëndetin. Patatja e ëmbël e pjekur përmban pothuajse 5 gram fibra.