Metabolizëm i ngadalshëm do të thotë se trupi nuk mund ta shëndroj ushqimin e konsumuar në energji të mjaftueshme. Gjashtë simptomat e mëposhtme mund të jenë alarm për një sërë problemesh shëndetësore dhe se metabolizmi nuk funksionon mirë, sidomos nëse vuani nga disa prej tyre në kohë të njëjtë.
Jeni shumë të lodhur
Shumë gjëra mund të jenë shkak i lodhjes, siç është mungesa e gjumit dhe stërvitja e tepërt. Megjithatë, nëse vazhdimisht ndjeheni i lodhur, ky mund të jetë alarm për metabolizëm të ngadalshëm, sepse trupi nuk mund ta shëndroj shpejt ushqimin e konsumuar në energji.
Befas keni lëkurë dhe flokë të thatë
Kur metabolizmi nuk funksionon mirë, trupi nuk mund të përtërij shpejt qelizat të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe flokëve, të cilat bëhen të thata. Thatësia e lëkurës dhe e flokëve gjithashtu mund të tregojë edhe për shumë gjëra të tjera, siç është tretja e dobët.
Dëshirë të shtuar për ëmbëlsira dhe ushqime të pasura me niseshte
Dëshira për një lloj të caktuar ushqimi shpesh tregon se trupi ka nevojë për energji. Nëse hani mirë dhe fleni mjaftueshëm, por akoma ndjeni nevojën për ëmbëlsira dhe ushqime të pasura me niseshte, kjo mund të nënkuptojë se metabolizmi nuk e përpunon ushqimin që tashmë e keni marrë, në energjinë që i nevojitet trupit.
Shtoni peshë, megjithëse ushqeheni shëndetshëm
Është e natyrshme që me moshën të ngadalësot metabolizmi, gjë që e bën të vështirë ruajtjen e peshës, por nëse ushqeheni shëndetshëm dhe kujdeseni për kaloritë që merrni, por vazhdoni që të shtoni në peshë, ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për metabolizmin.
Vazhdimisht keni ftohtë
Metabolizmi gjithashtu e furnizon trupin me nxehtësi, por nëse është i ngadalshëm pasojë e kësaj është ndjenja e vazhdueshme e të ftohtit. Këtë gjë do ta ndjeni pikërisht në mbrëmje, kur do të mbuloheni me disa batanije për t’u ngrohur.
Vazhdimisht u ndryshon gjendja shpirtërore
Ndjenja e vazhdueshme e lodhjes për shkak se organizmi mundohet të përpunojë ushqimin, mund të rezultojë me faktin që shpesh të jeni të irrituar dhe vazhdimisht të ju ndryshoj gjendja shpirtërore.