Studim i ri i publikuar në revistën “Cell Metabolism” tregoi se një përqindje e caktuar e popullsisë, ka aftësi për të kufizuar gjenetikisht metabolizmin e yndyrnave, ndërsa me qëllim që të zvogëloj rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe obezitetit, ata duhet të zbatojnë ndryshime rrënjësore në stilin e jetës në popullsinë e përgjithshme.
Në studimin trembëdhjetë vjeçar në të cilin morrën pjesë 54 persona, hulumtuesit analizuan mostrat e yndyrës nënlëkurore nga zona e stomakut.
Qëllimi i studimit ishte identifikimi i personave që kanë rrezik më të lartë ndaj obezitetit dhe diabetit të tipit 2, me ndihmën e analizave të mostrave të indeve dhjamore.
Rezultatet e analizave treguan se gratë tek të cilat procesi i lipolizës (lirimi i acideve yndyrore nga indet dhjamore) ishte i kufizuar gjenetikisht, kishte një rrezik prej 3-6 herë më të madh të zhvillimit të obezitetit dhe diabetit të tipit 2 në fund të studimit.
Megjithëse analiza e indeve dhjamore nën lëkurë tek femrat, është provuar të jetë një marker i mirë për parashikimin e rrezikut të obezitetit dhe diabetit të tipit 2, hulumtuesit bëjnë thirrje për studime të mëtejshme me një numër më të madh të të anketuarve, sidomos meshkujve.