gratë çdo muaj përjetojnë dhimbje, fryrje dhe një mori emocionesh që vështirë tejkalohen. Cikli menstrual është i vështirë vetvetiu, ndërsa ‘ato ditë’ janë të padurueshme. Lexoni këshillat e më poshtme për t’ju ndihmuar:
Mos hani ushqime të kripura
Gjatë menstruacioneve shumë gra e mbajnë ujin, prandaj është mirë që të shmangni kripën. Meqë ushqimi i kriposur dehidraton trupin, ai e rimburson këtë duke mbajtur ujin. Por nëse keni konsumuar ushqime të kripura, atëherë duhet të pini sa më shumë ujë që të largoni kripën e tepërt nga trupi juaj.
Mos konsumoni kafeinë
Besoni ose jo, kafeina ndikon që gjinjtë t’ju bëhen më të ndjeshmem gjatë menstruacioneve, përveç kësaj kafeina në tru e bllokon një neurotransmetues që rezulton me përshpejtimin e rrahjeve të zemrës, ankth dhe simptomave të zmadhuara të PMS.
Mos harroni mbrojtjen
Përveç se mund të ndodh shtatzani, gjatë kësaj periudhe gratë janë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, veçanërisht ato që transmetohen përmes gjakut.
Mos përdorni kozmetikë intime të parfumosur
Parfumet në produktet e kujdesit mund të jenë shkaku i acarimit vaginal, prandaj më së miri shmangni.
Mos prisni shumë për të marrë një qetësues
Nëse keni dhimbje të forta merrni një qetësues në kohë. Në këtë mënyrë do t’i ndaloni dhimbjet, përndryshe nëse vononi, dhimbja do të zgjasë për një kohë më të gjatë.
Mos rrini gjithë ditën
Megjithëse shumë femra shmangin ushtrimet gjatë menstruacioneve, në fakt rekomandohet që të lëvizni. Rritja e endorfineve në trup mund të ndihmojë në zvogëlimin e ngërçeve dhe ndryshimin e disponimit.
Ndroni sa më shpesh tamponët
Kjo është pjesa thelbësore për higjienë të mirë. Tamponët duhet të ndrohen çdo 4 deri në 6 orë për të shmangur sindromën e shokut toksik, pecetat çdo 3 deri në 4 orë, ndërsa kupa menstruale mund të mbahet deri në 12 orë.