GJITHÇKA QË DUHET TË DINI – UDHËZUES PËR PACIENTËT ME COVID-19: “Ky në parim është virus, kështu që trajtoni edhe simptomat e lehta”

Vetëm ata njerëz, simptomat e të cilëve dëmtojnë ndjeshëm shëndetin e tyre, domethënë jetën, kanë nevojë për ndihmë spitalore.

Megjithëse rreth faktit se çfarë duhet të bëhet nëse dikush dyshon për COVID-19 është folur për muaj të tërë, ka ende shumë dilema, si për simptomat ashtu edhe për trajtimin, pasi personi të ketë zbuluar se është pozitiv. Domethënë, vetëm ata, simptomat e të cilëve dëmtojnë shëndetin e tyre, dmth jetën, kanë nevojë për ndihmë spitalore, ndërsa të gjithë të tjerët “shtrihen në shtëpi, me shumë lëngje dhe dietë të lehtë”.

Jeni diagnostikuar me COVID-19. Çfarë mund të prisni dhe si ta trajtoni veten?

  • Tek simptomat e lehta, është e nevojshme vetëm pushimi dhe trajtimi i simptomave, siç bëhet me viruset “e zakonshëm”.
  • Temperatura e lartë trupore është simptoma më e zakonshme: zvogëloni atë me ilaçe të zakonshëm për atë qëllim.
  • Dhimbje fyti: trajtojeni me pije të nxehta.
  • Kollitje: provoni shurupe të zakonshme.
  • Humbja e ndjenjës së nuhatjes ose shijes zakonisht kthehet 10 ditë pas shfaqjes së simptomave të para, por ka pacientë tek të cilët problemi ka zgjatur me muaj.

COVID-19 nuk trajtohet me antibiotikë!

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Vështirësitë me frymëmarrjen mund të tregojnë për probleme në mushkëri, prandaj është e nevojshme të konsultoheni me mjekun amë i cili do të vendosë nëse pacienti ka nevojë të ekzaminohet dhe madje të shtrohet në spital.

Temperatura e lartë trupore, e cila nuk ulet për ditë me rradhë, është gjithashtu një arsye për të lajmëruar mjekun.

A mund të shkoj te mjeku fizikisht?

Konsultimi me mjekun amë mund të bëhet gjithashtu edhe përmes telefonit, si dhe caktimi i një ekzaminimi, sepse gjatë pandemisë me COVID-19, mjekët pranojnë vetëm pacientë me termine të planifikuara.

Për format më të rënda të sëmundjes, udhëzim për trajtim spitalor lëshohet nga mjeku amë, pasi të përcaktohet se është një formë më e rëndë e sëmundjes.

Sa dhe kur duhet të jetë një person në izolim?

Pacientët asimptomatik pozitivë duhet të qëndrojnë të izoluar për dhjetë ditë pasi të kenë marrë rezultatin pozitiv.

Kontaktet e ngushta janë personat që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, dy ose tre ditë para se të shfaqen simptomat e para të COVID-19 tek personi i infektuar.

Epidemiologët informojnë pacientët se ata duhet të qëndrojnë në vet-izolim për 14 ditë, sepse është treguar se te disa njerëz, inkubacioni i sëmundjes zgjati më shumë se 10 ditë. Kjo është arsyeja pse izolimi i kontakteve nuk shkurtohet për momentin.

Ju jeni në kontakt të ngushtë me një të infektuar, por asnjë nga profesionistët nuk ju ka kontaktuar

Pacientët pozitivë duhet, kur është e mundur, të informojnë vetë kontaktet e tyre për infeksionin, ndërsa presin informacionin nga një epidemiolog, sepse për shkak të numrit në rritje të infektuarve, informacioni i tillë shpesh vonohet.

A mund të testohen kontaktet e ngushta?

Çdokush mund të testohet, por me shpenzimet e tij. Nëse një kontakt duhet të testohet, vendoset nga një mjek bazuar në pamjen epidemiologjike, dmth në varësi të faktit nëse kontakti ka simptoma apo jo.

Udhëzimi për testim lëshohet, domethënë caktohet nga mjeku amë.

Testimi bëhet në qendrat e shëndetit publik, ndërsa pacienti i merr rezultatet me postë elektronike ose përmes klinikës së mjekut amë.