Shkencëtarët që punojnë mbi ilaçin e HIV-it kanë treguar se, imunoterapia që ata zhvillojnë është e sigurt për t’u përdorur tek njerëzit. Faza e parë e hulumtimit tregoi sukses në trajtim, një arritje e rëndësishme kjo për ekipin e Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill, e cila në sajë të zbulimit të saj fitoi një investim prej 20 milionë dollarësh për t’i kthyer idetë e tyre në realitet.
Në vitet e fundit, imunoterapia, e cila e trajnon sistemin imunitar të njeriut të sulmoj lloje të ndryshme sëmundjesh, është gjithnjë e më e përhapur në mesin e shkencëtarëve dhe tani përdoret për të trajtuar një sërë gjendjesh, nga kanceri deri te në verbëria.
Për herë të parë në një sondazh të botuar në revistën “Cell Reports”, një ekip shkencëtarësh dhe ekspertësh nga Karolina e Veriut konfirmuan shpresat për shumë njerëz: imunoterapia mund t’u jepet pacientëve me HIV pa ndonjë rrezik të vërtetë të vdekjes.
Megjithatë, mjekët dhe shkencëtarët që e hulumtojnë HIV-in, me kujdes i kryejnë hulumtimet lidhur me imunoterapinë, pasiqë përpjekjet në të kaluarën për transplantimin e palcës së eshtrave kanë rezultuar si të pasuksesshme, kështu që ata nuk duan të nxisin shpresa të reja pa prova konkrete.
Për herë të parë, në hulumtimin e botuar në revistën “Cell Reports”, ekipi i shkencëtarëve dhe ekspertëve nga Karolina e Veriut konfirmuan shpresat për shumë njerëz: imunoterapia mund t’u jepet pacientëve me HIV pa ndonjë rrezik real të vdekjes, ndërsa shumica e konsiderojnë atë si një dëshmi se ky drejtim i hulumtimit mund të çojë në një ilaç të vërtetë, shkruan “Daily Mail”.
“Mendojmë se do të ia arrijmë t’i përsërisim rezultatet e “pacientit të Berlinit”, por do të duhet pak kohë, pasiqë ky hulumtim do të duhet të kryhet me kujdes dhe hap pas hapi”, theksoi Dr. David Margolis, një nga autorët e hulumtimit.