Gjiza – arma e fshehtë e çdo diete

Gjiza është një produkt i nënvlerësuar dhe i lënë pas dore. Përfitimet e saj për shëndetin dhe buxhetin mujor janë të larta. Përveç kësaj, gjiza konsiderohet si një armë e fshehtë e çdo diete.

Gjiza paraqet burim të aminoacideve, vitaminave A, B dhe C, si dhe proteinave dhe acidit folik. Përmban omega-3 dhe omega-6 acide yndyrore të pangopura. Raporti i tyre varet nga fakti nëse është bëhet fjalë për gjizë payndyrë, me gjysmë yndyrë ose me yndyrë të plotë.

Gjiza përmirëson tretjen, prandaj është mirë që të përfshihet në dietë. Gjiza i absorbon yndyrnat që hyjnë në organizëm nga ushqimet tjera të konsumuara dhe në këtë mënyrë i pengon që të depozitohen. Nutritionistët domosdoshmërisht e përfshijnë nëpër dieta, sepse është e pasur me kalcium dhe e pengon trupin në prodhimin e kortizolit. 

Çekuilibrimi i kortizolit në organizëm është përgjegjës për shtimin në peshë dhe nivelin e lartë të kolesterolit të keq në gjak. Gjizën mund ta përdorni në dy vakte brenda ditës. Mund ta konsumoni për mëngjes duke i shtuar fruta të freskëta ose të thata, ndërsa për darkë gjizën mund ta lyeni në një biskotë të kripur ose peksimadhe. Gjiza mund t’ju shërbejë edhe midis vakteve.

Përfitimet shëndetësore

  • Konsumimi i rregullt i gjizës, ndihmon për të përballuar sëmundjet e zemrës dhe tensionin e lartë të gjakut.
  • Gjiza është zëvendësues i qumështit për personat të cilët nuk janë intolerantë ndaj laktozës. Laktoza e qumështit në gjizë transformohet në acid laktik, i cili është shumë më i lehtë për t’u tretur.
  • Ndihmon në ngritjen e imunitetit. Gjiza ndihmon në luftën kundër disa mikroorganizmave dhe baktereve në trup. Gjithashtu është mjaft i dobishëm për gratë, sidomos për ata që vuajnë nga infeksionet kërpudhore në zonën intime.