Në krahasim me njerëzit që flenë shtatë deri në tetë orë çdo natë, njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë kanë një rrezik prej 27% më të lartë të zhvillimit të shtresave ateroskleroze jashtë arterieve koronare, tregon një studim ri.
Rezultatet gjithashtu kanë treguar se gjumi më shumë se tetë orë është i lidhur me një ngarkesë më të madhe aterosklerotike, me një lidhshmëri më të fortë tek femrat sesa tek meshkujt.
Duhet të theksohet se futja e kafeinës dhe alkoolit, ishte më e madhe tek të anketuarit me gjumë të ndërprerë dhe të shkurtër.
Sipas studiuesve, cilësia e dobët e gjumit është e lidhur edhe me probabiliteni e lartë prej 34% të aterosklerozës subklinike. Prandaj, ata theksojnë se, higjiena e mirë e gjumit është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular.
Hulumtimet e mëparshme tregojnë për një lidhshmëri të fortë të gjumit të varfër me sulmin në tru, sëmundjet koronare të zemrës, vdekjen, diabetin, hipertension dhe obezitetin.