Gjumi ndikon në nivelin e testosteronit

Shpesh herë meshkujt të cilët nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm për shkak të ndonjë pune të caktuar, e rrezikojnë shëndetin e tyre, tregojnë hulumtimet e reja.

Mungesa e gjumit shoqërohet me nivelin e ulët të testosteronit, tregoi një studimi i ri në të cilin u përfshi 2 300 meshkuj. Pas kilogramëve të tepërt, gjumi është faktori më i rëndësishëm që ndikon në nivelin e hormonit i cili është i rëndësishëm për fertilitetin, funksionin seksual, energjinë dhe shëndetin mendor.

Shkencëtarët thonë se ky ndryshim i vogël në stilin e jetesës mund të ndihmojë në rritjen e nivelit të testosteronit tek meshkujt që kanë probleme me fertilitetin.

“Personat që kanë nivel të ulët të testosteronit shpesh kanë frikë nga terapia”, thekson Dr. Pramal Patel. “Ne dëshironim të shihnim se cilat ishin ato mënyra natyrale që e rrisin nivelin e testosteronit”.

Dr. Patel analizoi më shumë se 2 296 meshkuj, të cilët mesatarisht iishin rreth 46 vjeçare dhe flinin nga 2 deri në 12 orë gjatë natës. Çdo vit, niveli i testosteronit tek meshkujt zvogëlohet për 0.49 nanogramë për decilitër, por çdo njësi e alkoolit që është konsumuar e zvogëlon atë nivel edhe për 2.99 më shumë.

Megjithatë, studimi tregoi se gjumi ka një ndikim më të madh. Ata që flinin më pak se shtatë orë të rekomanduara, ishin më të prirur të kenë nivel më të ulët të testosteronit. Çdo orë më pak gjumë, çoi në më pak testosteron deri në 5.85 nanogram për decilitër.

Niveli mesatar i testosteronit tek ky studim ishte rreth 303.33 nanogram për decilitër.