Goditja në tru mund të prek çdo kënd në çdo kohë dhe në çdo vend. Disa zakone dhe rituale gjatë verës mund të rrisin rrezikun e goditjes në tru dhe tju vështirësojë më shumë që ti detektoni ato, konkretisht ti dalloni simptomat e goditjes në tru. Kontrolloni nëse i keni këto simptoma.
Njihni simptomat e goditjes në tru
Hapi i parë është ti mësoni simptomat e një goditje:
Mpirje ose dobësi e papritur e fytyrës, krahut ose këmbës, veçanërisht në njërën anë të trupit
Konfuzion i papritur; probleme me të folurit ose të kuptuarit
Probleme të papritura të shikimit në një ose të dy sytë
Probleme të papritura në ecje, marramendje dhe humbje ekuilibri ose koordinimi
Një dhimbje koke e papritur dhe e rëndë pa ndonjë shkak të njohur
“Fatkeqësisht, disa njerëz shmangin simptomat e goditjes, sepse në mënyrë të gabuar mendojnë se është një problem i përkohshëm, siç është mpirja tipike që lidhet me krahun tuaj që “kur jeni në gjumë”, apo plogështia ose dhimbja e kokës është e lidhur me disa shkaqe të tjera. “Kjo mund të ketë efekte të dëmshme afatgjata, kështu që është gjithmonë më mirë të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma.”
Përkujdesuni për regjimin tuaj ushqimor
Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë kohë mbi sgarë, ngjarje dhe aktivitete të tjera në natyrë gjatë verës – shumë prej të cilave mund të përfshijnë rritjen e konsumit të alkoolit dhe marrjen e natriumit nga ushqimet si hot dogët dhe patate të skuqura. Konsumimi i alkoolit mund t’i bëjë më vështirë ti njhini simptomat e goditjes, sepse ato ndërlidhen dhe ngjasojnë sikur jeni i dehur. Alkooli dhe konsumi i tepërt i natriumit, së bashku me nxehtësinë e verës, mund të çojnë në dehidrim, gjë që rrit rrezikun e goditjes në tru.
Sasia e karbohidrateve që konusmoni duhet të monitorohet me kujdes sepse ato rrisin sheqerin në gjak, gjë që mund të rrisë njëkohësisht edhe rrezikun e goditjes në tru. Diabetikët kanë dy herë më shumë gjasa të pësojnë goditje në tru në krahasim me ata që nuk kanë diabet, ndaj pacientët me me sëmundje të tillë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur konsumojnë karbohidrate.
Si të zvogëloni rrezikun e goditjes në tru:
Konsumoni me kujdes alkool, karbohidrate dhe ushqime të tjera që janë të pasura me natrium.
Zmadhoni konusmin e ujit, veçanërisht kur kaloni kohë jashtë në diell dhe në temperatura më të larta.
Merrni ilaçet e përshkruara
Marrja e ilaçeve të përshkruara është kritike për parandalimin dhe trajtimin e goditjes në tru. Por disa njerëz nuk i përmbahen kësaj, veçanërisht në verë. Ata ose nuk i plotësojnë recetat para se të shkojnë në pushime ose harrojnë të marrin me vete ilaçet e tyre.
“Duhet të siguroheni që të merrni mjaftueshëm medikamente me vete gjatë pushimeve dhe të plotësoni recetat tuaja para kohe”. “Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni duke marrë medikamente kundër trombociteve, medikamente për presionin e gjakut dhe kolesterolin, ose hollues gjaku. Për shembull, humbja e vetëm një doze të vetme mund të rrisë ndjeshëm gjasat për një goditje në tru.
Si të zvogëloni rrezikun e goditjes në tru:
Sigurohuni që t’i keni gjithmonë në dispozicion medikamentet tuaja dhe t’i merrni ato sipas rekomandimit.
Nëse keni një goditje në tru, koha është thelbësore. Çdo sekondë vonese në marrjen e kujdesit dhe trajtimit të goditjes në tru shkatërron një miliardë qeliza të trurit, duke rritur rrezikun jo vetëm të vdekjes, por edhe të dëmtimit të përhershëm dhe paaftësisë. Ilaçet për të shkatërruar mpiksjen e gjakut duhet gjithashtu të administrohen brenda një kohe të shkurtër pas fillimit të goditjes.
Nëse mendoni se ju ose dikush tjetër po përjeton një goditje në tru, duhet të veproni shpejt.
Bilanci: Nëse një person ka një humbje të papritur të ekuilibrit?
Sytë: Nëse një person ka një humbje të papritur të shikimit apo ka vizion të paqartë ose të dyfishtë në njërin ose të dy sytë?
Nëse i lëshohet fytyra: Nëse i lëshohet njëra anë e fytyrës apo i ngurtësohet? Kërkojini personit të buzëqeshë.
Dobësia e krahut: Nëse njëri krahë është lëshuar apo i mpirë? Kërkojini personit të ngrejë të dy duart. Nëse njëri krah i lëshohet poshtë?
Vështirësi në të folur: Nëse e folura e personit është i paqartë, nëse me vështirësi flet apo kupton? Lëreni personin të përsërisë një fjali të thjeshtë.
Koha është për të telefonuar 194 ose 15789. Nëse ndonjë nga këto ose simptoma të tjera të listuara më lart është e pranishme, edhe nëse simptomat zhduken, telefononi menjëherë 194 ose 15789.
Një rikujtim i rëndësishëm: Është gjithmonë më mirë të telefononi 194 ose 15789 sesa të keni një shok ose një anëtar të familjes që t’ju çojë në spital pasi EMS mund të fillojë trajtimin ndërsa jeni rrugës për në spital.
Mbani nën kontroll
Është po aq e rëndësishme për pacientët me goditje në tru që të shkojnë në takimet e tyre pasuese me mjekët e tyre të kujdesit shëndetësorë primar, kardiologët, neurologët etj, pasi këto mund të ndihmojnë në parandalimin e goditjeve të mëtejshme.
Përktheu dhe përshtati:S.N