Hulumtimet e fundit tregojnë se si konsumimi i produkteve të caktuara të qumështit ndikojnë që të prekeni nga kanceri i gjirit. Në kuadër të hulumtimit shkencëtarët i analizuan të dhënat që kanë të bëjnë me periudhën e viteve 2003 deri 2014, në të cilin janë përfshirë 1 940 pjesëmarrës, të cilët vuanin nga kanceri i gjirit dhe 1 237 pjesëmarrës pa këtë sëmundje.
Të gjithë faktorët që janë marrë parasysh janë: indeksi i masës trupore, mosha, gjendja e menopauzës dhe anamnezën familjare. Shkencëtarët kanë konstatuar se gratë që hanë ose pinë jogurt më shpesh, kanë 39 përqind shanse me të vogla të sëmuren nga sëmundja e përmendur. Nga ana tjetër, një pjesë e grave të cilat hanë djathra me yndyrë të plotë rrisin kështu rrezikun e kancerit të gjirit deri në 53 përqind.