
Dihet se ushqyerja me gji është e mirë si për shëndetin e fëmijës, ashtu edhe për shëndetin e nënës. Rezultatet e një studimi të ri, në të cilin u përfshin më shumë se 80 000 gra, treguan se ushqyerja me gji mund të zvogëloj rrezikun e zhvillimit të sulmit në tru tek nënat më vonë gjatë jetës. Gjegjësisht, gratë gjidhënëse kishin një rrezik më të ulët prej 23% të sulmit në tru pas menopauzës. Gjithashtu, sa më gjatë që gruaja ka ushqyer fëmijët me gji, aq më i ulët është rreziku i sulmit në tru.
Sipas mendimit të ekspertëve, ushqyerja me gji është një nga shumë faktorë, të cilët mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga sulmi në tru

Sulmi në tru është shkaku i katërt kryesor i vdekjes së amerikanëve të moshës 65 vjeçare dhe më tepër.
Rekomandimet për parandalimin e goditjes në tru përfshijnë ushqimin e shëndetshëm, mbajtjen e peshës trupore të shëndetshëm, aktiviteti i rregullt, mos pirja e duhanit, kufizimi i konsumit të alkoolit dhe kontrollimi i gjendjeve kronike mjekësore, siç janë tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti, shkruan “Journal of the American Heart Association”.
Përveç zvogëlimit të rrezikut nga sulmi në tru tek nënat më vonë në jetë, përfitimet e ushqyerjes me gji mbi shëndetin e nënës janë të shumta. Reduktimi i hemoragjisë pas lindjes, shërimi i shpejtë i mitrës, kthimi i shpejtë i peshës trupore të vjetër, zvogëlimi i rrezikut të kancerit të gjirit dhe ovarian, zvogëlimi i rrezikut të osteoporozës më vonë gjatë jetës…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon ushqyerjen me gji gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së foshnjës, si dhe vazhdimin e dhënies së gjirit deri në moshën dy vjeçare.