Gratë gjidhënëse kanë një rrezik prej 23% më të ulët ndaj sulmit në tru pas menopauzës

Rezultatet e një studimi të ri, në të cilin u përfshin më shumë se 80 000 gra, treguan se ushqyerja me gji mund të zvogëloj rrezikun e zhvillimit të sulmit në tru tek nënat më vonë gjatë jetës

Dihet se ushqyerja me gji është e mirë si për shëndetin e fëmijës, ashtu edhe për shëndetin e nënës. Rezultatet e një studimi të ri, në të cilin u përfshin më shumë se 80 000 gra, treguan se ushqyerja me gji mund të zvogëloj rrezikun e zhvillimit të sulmit në tru tek nënat më vonë gjatë jetës. Gjegjësisht, gratë gjidhënëse kishin një rrezik më të ulët prej 23% të sulmit në tru pas menopauzës. Gjithashtu, sa më gjatë që gruaja ka ushqyer fëmijët me gji, aq më i ulët është rreziku i sulmit në tru.

Sipas mendimit të ekspertëve, ushqyerja me gji është një nga shumë faktorë, të cilët mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga sulmi në tru

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon ushqyerjen me gji gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së foshnjës, si dhe vazhdimin e dhënies së gjirit deri në moshën dy vjeçare.

Sulmi në tru është shkaku i katërt kryesor i vdekjes së amerikanëve të moshës 65 vjeçare dhe më tepër.

Rekomandimet për parandalimin e goditjes në tru përfshijnë ushqimin e shëndetshëm, mbajtjen e peshës trupore të shëndetshëm, aktiviteti i rregullt, mos pirja e duhanit, kufizimi i konsumit të alkoolit dhe kontrollimi i gjendjeve kronike mjekësore, siç janë tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti, shkruan “Journal of the American Heart Association”.

Përveç zvogëlimit të rrezikut nga sulmi në tru tek nënat më vonë në jetë, përfitimet e ushqyerjes me gji mbi shëndetin e nënës janë të shumta. Reduktimi i hemoragjisë pas lindjes, shërimi i shpejtë i mitrës, kthimi i shpejtë i peshës trupore të vjetër, zvogëlimi i rrezikut të kancerit të gjirit dhe ovarian, zvogëlimi i rrezikut të osteoporozës më vonë gjatë jetës…

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon ushqyerjen me gji gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së foshnjës, si dhe vazhdimin e dhënies së gjirit deri në moshën dy vjeçare.