Rezultatet e studimit të fundit kanë treguar se, falë përdorimit të testeve gjenetike tek shumica e grave me kancer të gjirit në fazën e hershme, mund të shmanget përdorimi i kimioterapisë toksike e cila mund të shkaktojë humbjen e flokëve, infertilitetin, dhimbjen kronike, madje edhe vdekjen.
Sipas mendimit të ekspertëve, përdorimi i terapisë së personalizuar në trajtimin e kancerit të gjirit tashmë është realitet, ndërsa ditët e pasigurisë i mbesin të kaluarës.
Ky studim tregoi se kur implementohet testimi gjenetik, kimioterapia mund të shmanget në 70 për qind të rasteve.
Gjatë hulumtimit, pacientet u testuan me ndihmën e testit Oncitype DX, i cili analizoi 21 markerë të gjeneve, të cilët mund të ndikojnë në atë se si do të sillet kanceri dhe se si do të reagojë ndaj mjekimit. Rezultatet e testit në kombinim me karakteristika të tjera të karcinomit, mund të ndihmojnë në marjene e vendimit nëse do të përdoret kimioterapia, shkruan “New England Journal of Medicine”.