Në më shumë se 4 nga 10 gratë me astma vjen deri te zhvillimi i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD), ndërsa pirja e duhanit dhe obeziteti janë ndër rrezik faktorët më të rëndësishëm, tregoi studimi i zhvilluar në më shumë se 4 000 gra me astma.
Të anketuarit janë ndjekur për rreth 14 vjet pas diagnostikimit të astmës. Gjatë kësaj periudhe, në 42 për qind e tyre erdhi deri te zhvillimi i COPD.
Ndaj një rreziku më të veçantë të zhvillimit të COPD kanë qenë të ekspozuara gratë që kanë tymosur më shumë se një kuti cigare çdo ditë në një periudhë prej pesë vjetësh.
Përndryshe, COPD kryesisht shkaktohet nga pirja e duhanit dhe është shkaku i tretë kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, shkruan “Annals of the American Thoracic Society”.
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) është çrregullim i ngadalshëm progresiv i karakterizuar nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Me kalimin e viteve, situata përkeqësohet.