Duket se gratë që kanë një përfundim të pafavorshëm shtatzënie; të tilla si hipertensioni gestacional, preklampsia ose lindja e parakohshme; kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar një goditje në tru gjatë jetës së tyre edhe atë në një moshë të re, thekson një studim i ri.
Gjithashtu, në krahasim me gratë me një shtatzëni të pakomplikuar, gratë që kishin dy ose më shumë shtatzëni tek të cilat ka ndikuar rezultati i pafavorshëm i shtatzënisë, kishin dy herë më shumë rrezik për nga goditja në tru.
Për të reduktuar rrezikun e komplikimeve të lidhura me shtatzëninë, mund të ndihmojnë ndërhyrjet në stilin e jetës si dieta e shëndetshme dhe rritja e aktivitetit fizik.
Vlerësohet se, rezulatatet e këtij studimi theksojnë nevojën që gratë të ndajnë historinë e shtatzënisë me mjekët e tyre, veçanërisht nëse ato përjetojnë simptoma neurologjike që lidhen me një goditje në tru ose atak ishemik kalimtar (TIA) që zgjidhen brenda disa minutave deri në disa orë.
Ndryshe, një goditje ndodh kur rrjedhja e gjakut në tru ndalet; konsiderohet një urgjencë mjekësore që kërkon vëmendje të menjëhershme. Një goditje në tru mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të lëvizur, për të folur, për të ngrënë, për të pirë, për të gëlltitur, për të parë qartë, për të menduar dhe mbajtur mend, për të zgjidhur problemet ose për të kontrolluar funksionet trupore si urinimi dhe emocionet.
Burimi: Stroke
Përktheu dhe përshtati:S.N