Gripi, i ftohti apo COVID-19? Njihni simptomat e infeksionit me koronavirus

Meqënëse virusi vazhdon të përhapet pa mëshirë në të gjithë botën, filluan të raportohen simptoma të reja të mundshme.

Së fundmi kanë qarkulluar informacione se personat e infektuar me koronavirusin e ri tregojnë se në shfaqjen e simptomave, fillimisht kanë vërejtur humbjen e ndjenjës së të nuhaturit dhe shijes.

“Në ditët e kaluara, rreth 500 pacientë raportuan se kishin humbur ndjenjën e të nuhaturit dhe shijes. Në praktikë është e zakonshme të dëgjohen simptoma të tilla një herë në muaj, ndërsa tani ato shfaqen tek më tepër njerëz. Kjo dukuri e shpeshtë e simptomave të lartpërmendura nuk ka qenë kurrë në kaq numër të madh, ndërsa kjo është vetëm maja e ajsbergut”, thekson Dr. Nirmal Kumar, kreu i grupit të Specialistëve për vesh, hundë dhe fyt në Mbretërinë e Bashkuar.

CILAT JANË SIMPTOMAT E KONFIRMUARA TË KORONAVIRUSIT?

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet kompetente, koronavirusi shkakton simptoma të të ngjashme me gripin, siç janë:

  • Rritja e temperaturës trupore
  • Kolla e thatë
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje tëmuskujve
  • Lodhje

Simptomat e infeksionit me koronavirus janë të ngjashme me simptomat e ftohjes dhe gripit. Nëse dyshoni se i keni ato dhe për të zbuluar saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, kontaktoni mjekun amë përmes telefonit.

GRIPI, I FTOHTI OSE COVID-19? MËNYRA E THJESHTË PËR TË NJOHUR SIMPTOMAT 

Në këtë tabelë, shikoni diferencën midis simptomave të ftohjes, gripit dhe koronavirusit:

SIMPTOMAT I FTOHTI GRIPI KORONAVIRUSI
Temperatura e lartë trupore RRALLË HERË SHPESHHERË PO
Kollitja RRALLË HERË PO KOLLË E THATË
Vështirësi në frymëmarrje RRALLË HERË PO PO
Dobësim i përgjithshëm MESATARISHT PO PO
Kokëdhimbje RRALLË HERË PO NDONJËHERË
Dhimbje të muskujve TË LEHTA SHPESHHERË PO
Teshtitje SHPESHHERË NDONJËHERË JO
Dhimbje fyti SHPESHHERË NDONJËHERË NDONJËHERË
Rrjedhje të hundëve MESATARISHT NDONJËHERË RRALLË HERË