Gurët në fshikëzën e tëmthit ose cholelithiasis është sëmundje e cila prek 20% të popullsisë në botë. Sipas statistikave mjekësore, gratë zakonisht vuajnë nga kjo sëmundje, sidomos gjatë periudhës riprodhuese. Rreziku i shfaqjes së kësaj gjendje rritet në mënyrë paralele me vitet. Ndoshta mund të kalojnë edhe 25 vjet, para se gurët të fillojnë të shfaqin vështirësitë.
Gurët krijohen atëherë kur një substancë e veçantë e fshikëzës së tëmthit e tejkalon përqendrimin normal dhe bëhet e patretshme në lëngun biliar, ku si rezultat i kësaj krijohen kristale tek të cilat formohet mukozë, baktere dhe përbërës të tjerë të baktereve. Kjo sëmundje nuk jep asnjë simptomë derisa shfaqet dhimbja e fortë si pasojë e lëvizjes së gurëve, të cilët bllokojnë kanalin nga i cili del lëngu biliar nga kanali biliar dhe nuk krijon inflamacion në fshikëzën e tëmthit.
Dhimbja zakonisht shfaqet nën kafazin e djathtë dhe mund të përhapet në drejtim të shpinës ose shpatullës së djathtë. Në 90% të rasteve, ndiqet nga të përzierat ose të vjellat.
Dhimbja mund të shfaqet çdo ditë në formën e sulmeve, në një kohëzgjatje prej 30 minutash të provokuara nga një vakt i bollshëm ose alkooli. Është e mundur që të paraqitet një herë në javë, në muaj ose edhe një herë në vit. Dhimbja mund të jetë edhe e shurdhët, e gjatë dhe t’i ngjaj dhimbjes së lukthit ose veshkave.
Nëse dhimbja zgjat më shumë se 20 minuta dhe nëse ndiqet nga temperatura e lartë trupore, të vjellurat ose zvredhja, personi duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.
Rrezik faktorët më të zakonshëm për shfaqjen e gurëve në fshikëzën e tëmthit janë: mbipesha, shtatzania, rrjedhja e vështirësuar e lungut biliar nga fshikëza e tëmthit, barnat, predispozitat gjenetike, sindroma hemolitike, cirroza e mëlçisë, sëmundjet inflamatore ose heqja e një pjese të zorrës së hollë.
Komplikimet karakteristike që mund të shfaqen janë: cholecystitis akut (inflamacioni akut i fshikëzës së tëmthit), kolecistiti kronik (inflamacion kronik), pankreatiti akut – inflamacioni i pankreasit, choledocholithiasis (gurë në kanalin biliar), si dhe kanceri në fshikëzën e tëmthit – gjendje e cila shkaktohet nga inflamacion i zgjatur kronik.
Ushqimi i duhur është mënyra më e mirë për të parandaluar formimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit.