Halucinacionet janë tregues të shëndetit mendor të njeriut, por shpesh mund të jenë simptoma të sëmundjeve të tilla si, sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, tumoret në tru, skizofrenia dhe të tjera.
Halucinacionet nuk janë vetëm shikimi i gjërave, siç mendojnë shumica, por edhe dëgjimi i tingujve dhe nuhatja e aromave të cilat në realitet nuk ekzistojnë. Shkaqet e halucinacioneve janë të ndryshme dhe mund të jenë pasojë e sëmundjeve mendore, si skizofrenia, por edhe tregues i problemeve me sistemin nervor.
Personat që kanë probleme me halucinacionet në gjumë, duhet të vizitohen te mjeku i cili do të vlerësojë nëse janë të nevojshme medikamentet të cilat do të ndihmojnë në kontrollin e sëmundjes.
- Halucinacionet ndahen në halucinacione vizuale, halucinacione dëgjimore, halucinacione nuhatëse, halucinacionet e shijes dhe halucinacionet e prekjes. Skizofrenia është shkaktari më i zakonshëm i halucinacioneve vizuale, kur njerëzit shohin gjëra që nuk ekzistojnë.
Demenca shkakton ndryshime të trurit që çojnë në halucinacione dhe më së shpeshti shfaqen në fazën e avancuar të sëmundjes. Personat që vuajnë nga migrena zakonisht kanë probleme me halucinacionet vizuale (pamore).
Varësisht se ku ndodhen tumoret në tru, ato gjithashtu mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të halucinacioneve, por nëse tumori gjendet në një zonë që e kontrollon shikimin, personi sheh gjëra që nuk ekzistojnë.
Gjithashtu është e mundur që personi të shohë forma të ndryshme, njolla dhe pika të ndritshme, ndërsa në pjesët tjera të trurit, tumoret mund të shkaktojnë halucinacione të prekjes dhe nuhatëse. Tek personat që kanë probleme me shikimin, siç është katarakta, degjenerim i muskujve ose glaukoma, mund të shfaqen halucinacione vizuale.
Në fillim, personi zakonisht nuk e sheh dallimin midis realitetit dhe halucinacioneve, ndërsa lloji i halucinacionit varet nga pjesa e trurit që është sulmuar.
Nëse një person vëren se ka halucinacione, të cilat shfaqen në gjumë, këshillohet që të mos pret dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore.